I paralajmëroi Xhafaj, Report Tv zbulon dy megaoperacionet e policisë shqiptare dhe asaj gjermane, priten arrestime të bujshme

I paralajmëroi Xhafaj, Report Tv zbulon dy megaoperacionet e policisë shqiptare dhe asaj gjermane, priten arrestime të bujshme

Foto ilustruese

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj iu drejtua sot gazetarëve, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kreun e Policisë Federale të Gjermanisë, përmes një mesazhi se duhet të ndjekin me vëmendje zhvillimet nga Policia dhe Ministria e Brendshme, pasi do të kishte zhvillime interesante.

T’ju  jap një këshillë, gjatë këtyre ditëve dhe javëve, rrini afër me Ardin dhe Gentin (përkatësisht drejtori i marrëdhënieve me publiuin dhe zëdhënësi), se do ketë lajme interesante. Se kur bashkëpunohet ka dhe gjëra të mira. Të tjerat dalëngadalë.

Fatmir Xhafajt, ministër i Brendshëm

Pas kësaj deklarate të ministrit të Brendshëm, Report Tv ka zbuluar detaje të reja. Gazetari Driçim Çaka raporton se "Forca e Ligjit" në bashkëpunim me atë gjermane, po zhvillojnë aktualisht dy megaoperacione, njëri antidrogë, kryesisht kundër drogave të forta si kokaina, ndërsa tjetri nuk specifikohet, pasi po mbahet sekret nga policia shqiptare. 

Operacionet pritet të finalizohen deri në fillim të javës tjetër, ku sipas burimeve në Polici, do çojnë në pranga emra të njohur të botës së krimit në Shqipëri. Aktualisht operacioni po zhvillohet si në Shqipëri dhe në Gjermani.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Minister: 18/10/2018 15:20

    Dil thuaj dhe emrat kush do arrestohet ... mos i mbaj njerzit ne ankth, e kam u radhen apo ndonje tjeter !!!! Urraaaa ministri

    Përgjigju
  • Populli: 18/10/2018 13:28

    Mbeshtetje totale per policine e shtetit,bravo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet