'Do ta gjejmë një zgjidhje', Rama viziton familjen në kushte të vështira ekonomike në Korçë

'Do ta gjejmë një zgjidhje', Rama viziton familjen në kushte të vështira ekonomike në Korçë

Edi Rama gjatë vizitës në familjen e Engjëllush Hysenllarit

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka vizituar ditën e sotme familjen e Engjëllush Hysenllarit nga fshati Sovjan i Korçës.

Familja është në kushte të vështira ekonomike dhe në vështirësi për të rritur gjashtë fëmijët e tyre.

Gjatë bisedës me kryeministrin Rama, kryefamiljari është shprehur se çdo ditë mundohet që të gjejë një punë për të përballuar jetesën.

Ndërsa kryeministri Rama, pas vizitës i ka premtuar Engjëllushit se do ta gjejë një zgjidhje për këtë familje, ku fokusi kryesor është ndërtimi i një shtëpie të re pasi ajo aktualja është thuajse e rrënuar.

Do të merremi me shtëpinë sa më shpejt në mënryë që të mos keni probleme me dimrin. Do ta gjejmë një zgjidhje se s'bën. Do ta zgjidhim këtë ne.

Edi Rama, kryeministër

Postimi i Ramës në Facebook:

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • po me mire: 02/10/2018 05:28

    te gjesh zgjidhje per te gjitha familjet si kjo, se keshtu ka sa te duash anembane vendit. cfare do besh, do iu zesh vendin krybashkiakeve qe nuk dine se cfare ndodh brenda territorit ku udheheqin. po keta kane nevoje per punesim, cfare do besh tashti do i zesh vendin ministrit se punes, apo ska gje se ai perserit gjith kohes se ka shum vende pune te lira, por ska pagese te mire, po te kish pagesa, nuk do kerkonte askush te emigronte. po vk rendesi ka qe tr jeni ju aty se na pelqen shum kur na dhunoni, kur na tallni, kur na boni per tu zgërdhi me shakate e juaja tan kryp. vec ju te jini mire se ne delet, dele do ngelemi, ku te na drejtoni , atje do shkojme, edhe me kembet tona do shkojme ne thertore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo', avokat Beqiri për Ilir Metën: Me akrobacitë majë shtyllës do të thotë se jam i sëmurë psiqik

'Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo', avokat Beqiri për Ilir Metën: Me akrobacitë majë shtyllës do të thotë se jam i sëmurë psiqik