“Do të të gjej dhe do të të vras”, ‘Babagjyshi’ kërcënon vogëlushen 3-vjeçare (Video)

“Do të të gjej dhe do të të vras”, ‘Babagjyshi’ kërcënon vogëlushen 3-vjeçare (Video)

Vogëlushja 3-vjeçare, Evie-Elizabeth

Ndërkohë që po afrojnë festat e fundvitit sigurisht që fëmijët janë në pritje të dhuratës së tyre nga Babagjyshi. Të vegjlit ende mendojnë se nga oxhaku i tyre, do zbresë një i moshuar me mjekër të bardhë dhe kostum të kuq, dhe do t’i bëjë ata të lumtur më dhuratën e përzgjehdur.

Por teknologjia ka ‘ndërhyrë’ edhe tek kjo pjesë, duke u shkatërruar ëndrrat të vegjëlve. Së fundmi është lancuar një aplikacion, që u mundëson të gjithë atyre që e shkarkojnë në celularin e tyre, të flasin me Babagjyshin.

Por një vajzë vetëm 3 vjeçe, Evie-Elizabeth është kërcënuar. Mamaja e saj Kersty Taylor ka regjistruar telefonatën teksa një zë në anën tjetër të telefonit shprehet saktësisht: "Për pesë netë nëse je i lirë, do të të gjej dhe do të të vras”. Taylor ka ‘ngritur’ alarmin në rrjetet sociale, duke lajmëruar të gjithë prindërit e tjerë, që të kenë kujdes fëmijët e tyre.

“Cila mendje e sëmurë mund të shpikë një aplikacion që t’u flasë njerëzve në këtë mënyrë?!” shkruan Kersty në Facebook.

Mamaja e Eviet, Kersty Taylor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Çudi në NBA, Boston mposhtet nga Miami në shtëpi! Oklahoma merr epërsinë 2-0

Çudi në NBA, Boston mposhtet nga Miami në shtëpi! Oklahoma merr epërsinë 2-0