POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

E spërkat me benzinë dhe i vë flakën, del video e momentit të djegies së makinës në Kombinat

TIRANE - Nëntë ditë pas djegies së makinës së Drejtoreshës së Qendrës Sociale në Kombinat, policia ka arrestuar autorin e ngjarjes. Në datën 1 tetor 2018 në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në Kombinat, për arsye të paqarta, Alket Rumano, 46 vjeç, banues në Tiranë, i ka vënë zjarrin automjetit me targë AA550TN në pronësi të shtetases M. A., (Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat). Policia ka publikuar edhe pamjet e momentit kur Rumano i vë zjarrin automjetit të parkuar poshtë pallatit dhe largohet me shpejtësi.

Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Nr.6 zbardh ngjarjen e ndodhur më datë 01 tetor 2018, ku Drejtoreshës së Qendrës Sociale në Kombinat i dogjën mjetin. Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, pas një pune intesive hetimore identifikuan dhe arrestuan autorin e dyshuar të zjarrvënies së automjetit, shtetasin:

- Alket Rumano, 46 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas më datë 01 tetor 2018 në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në Kombinat, për motive të dobëta i ka vënë zjarrin gjatë natës automjetit me targë AA550TN në pronësi të shtetases M. A., (Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151/1 i Kodit Penal.

l.q.
Komento