Dokumenti i 1958/ Tepelena alarmoi
“Partinë” për kriminalitetin e lartë

Dokumenti i 1958/ Tepelena alarmoi<br />“Partinë” për kriminalitetin e lartë<br>
Studiuesi Kastriot Dervishi ka publikuar sot një dokument të vitit 1958, që ai pretendon se është hartuar nga Prokurori i Përgjithshëm i asaj kohe Aranit Çela.

Në këtë dokument Prokuroria ka evidentuar me statistika rritjen e kriminalitetit në rrethin e Tepelenës dhe numrin e lartë të anëtarëve të Partisë së Punës të përfshirë në krime ordinere dhe jo vetëm.

Në të evidentohet se anëtarët e partisë ishin të shumtë në vjedhje të pasurisë socialiste, dhunimin e banesave dhe shtrëngimet për martesë, plagosje, shkelje të rregullave të komunikacionit, etj.

Më poshtë teksti i plotë i dokumentit

***

Prokuroria e Përgjithshme

Drejtoria e Hetuesisë

Tiranë, 11.9.1958

Ju njoftojmë se nga analiza e kriminalitetit në Rrethin e Tepelenës për periudhën janar-korrik (1958), rezulton që 21.98% të të procedurave të jenë anëtarë dhe kandidatë partie. Krimet më të zakonshme për të cilat janë proceduar komunistët janë: vjedhje të pasurisë socialiste, dhunim banimi dhe shtrëngimi për martesë, plagosje, shkelje të rregullave të komunikacionit, etj. Për sa i përket vjedhjes së pasurisë socialiste, përqindja e komunistëve përfaqëson 50% të të proceduarve. Kështu p.sh. është proceduar në bazë të nenit 85 ish anëtari i partisë Haxhi Q., me detyrë magazinier në NSHFP Memaliaj, i cili qysh prej vitit 1955 përvetësonte në bashkëpunim me Rustem K., bir kulaku dhe shitës po atje. Manxhar M. nga Lekdushi ish kryetar i Komitetit Ekzekutiv të KP të Lokalitetit Memaliaj u procedua për vjedhjen e 7492 lekëve me anë të borderove false. Qani L., ish përgjegjës furre në NSHFP Memaliaj për vjedhjen e 12 thasëve, etj.

Theksojmë se përqindja e komunistëve të proceduar në Rrethin e Tepelenës është më e larta në republikë. Për gjendjen e mësipërme dhe duke e lidhur me faktin se në përgjithësi për periudhën në fjalë në Rrethin e Tepelenës kemi një ngritje të kriminalitetit prej 35.72%, prokuroria e atjeshme këtë problem e ka shtruar në mbledhjen e përbashkët, duke njoftuar edhe në mënyrë të veçantë Komitetin e Partisë. Për gjendjen e mësipërme mendoj se duhet ndërhyrë pranë Komitetit të Partisë së Rrethit të Tepelenës.

Prokurori i përgjithshëm, Aranit Çela

aranit cela

(Dokumenti i hartuar nga Prokuroria e Përgjithshme më 1958)

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump