Batica u largoi varkën, ja si u shpëtuan dy peshkatarët e izoluar në Velipojë (VIDEO)

VELIPOJË- Dy peshkatarë janë shpëtuar nga policia dhe FNSH, pasi kishin mbetur të izoluar për shkak të baticës.

Ata kishin mbetur të izoluar në një urë druri në fshatin Rrjoll në Velipojë që lidh lagunën e Vilunit me Rjollin, ndërsa pas njoftimit policia dhe FNSH u erdhën në ndihmë.

Peshkatarët që u shpëtuan janë; B.T. 58 vjeç, dhe Gj.Z. 56 vjeç, banues në Shkodër. Ata kishin shkuar me varkë për të peshkuar dhe kishin hipur në një urë druri të prishur.

Për shkak të baticës varka është larguar nga vendi dhe peshkatarët kanë mbetur të izoluar në urën e drurit. Pas ndërhyrjes ata u shpëtuan mbrëmë rreth orës 23:50 duke u nxjerrë në breg pa probleme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi: Jam fajtore për djegien e mandateve! Më kërkohet ‘vrasja politike’ e Bashës, por s’e konsideroj

Kryemadhi: Jam fajtore për djegien e mandateve! Më kërkohet ‘vrasja politike’ e Bashës, por s’e konsideroj