Doli me leje nga burgu por nuk u kthye më në qeli, arrestohet 36-vjeçari i dënuar për trafik droge (VIDEO)

VLORE - Policia e Vlorës ka prangosur një 36-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim pasi kishte thyer lejen e daljes nga burgu. Ervis Gjini, 36 vjeç, ishte i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike, por pas marrjes së lejes nga burgu i Fierit, ai nuk është kthyer më. Arrestimi i tij u bë në lagjen 1 “Maji” në Vlorë.

Njoftimi i policisë:

U largua nga vendi i vuajtjes së dënimit, kapet nga Policia e Vlorës i kërkuari: Ervis Gjini, 36 vjeç, banues në Vlorë. Kapja dhe ndalimi i tij u bë në lagjen “1 Maji” Vlorë, për arsye se ky shtetas vitin e kaluar ka qenë duke vuajtur dënimin në burgun e Fierit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, por kur ka dalë me leje për në vendin e banimit Vlorë, ka tejkaluar afatet duke mos u kthyer më.

Gjithashtu, ky shtetas ka qenë në kërkim edhe për një tjetër vepër penale në fushën e vjedhjes pasi akuzohet për “Vjedhje” të kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal, për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burg.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Vjedhja” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 323 dhe 134/2 të Kodit Penal.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023!  ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023! ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira