POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

A mund të punoni në SHBA me vizë turistike? Ambasada Amerikane sqaron njëherë e mirë shqiptarët

Ambasada amerikane në Tiranë

Ambasada e SHBA-së në Tiranë, ka sqaruar të gjithë qytetarët lidhur me vizën turistike. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook”, ambasada njofton se me këtë lloj vize nuk mund të punohet. Më tej, theksohet se punësimi mund të bëhet përmes një vize tjetër, e cila jepet për punë specifike dhe e kufizuar.

"Vizat turistike janë për një qëndrim të shkurtër në SH.B.A. – jo për të punuar apo për të ndjekur shkollën atje. Sigurohuni që ju po zbatoni rregullat e vizës tuaj kur të udhëtoni në SHBA. Nëse keni pyetje se çfarë është e lejueshme me vizën tuaj, më pyesni mua! Jam gjithmonë e lumtur t’ju ndihmoj”, shkruan ambasada.
 

a.me./ma.nd.
Komento