POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Donte të pasme si të Kim Kardashian, 27 vjeçarit i rrezikohet jeta nga një bakter mishngrënës

Jordan Parke dhe Kim Kardashian

Çmenduria e disa fansave nuk ka limite dhe ky 27-vjeçar po rrezikon jetën për të pasur të pasme si të Kim Kardashian. Jordan Parke është një fans i çmendur i yllit të njohur dhe dëshironte të arrinte të kishte vithe si të Kim, por kjo gjë po i rrezikon jetën.

Jordn ka bërë dy ndërhyrje kirurgjikale dhe tashmë është infektuar nga një bakter mishngrënës. "Dailymail" shkruan se ky fiksim i ka kushtuar 13 mijë euro 27-vjeçarit deri tani, por rrezikon t’i marrë dhe jetën.

Jordan shpenzoi 8 mijë euro në operacionin e parë të bërë në Turqi dhe operacioni i dytë në të njëjtin vend kushtoi 5 mijë euro. I riu nga Dudley, West Midlands, vazhdon të kryejë ende operacione plastike të njëpasnjëshme dhe mjekët e kanë paralajmëruar se është duke marrrë infeksione të rënda.

fl.mi.
Komento