Doris Pack u “tërheq veshin” politikanëve: S’ ka nevojë për shumë kulla, duhen shkolla

Doris Pack u “tërheq veshin” politikanëve: S’ ka nevojë për shumë kulla, duhen shkolla

Doric Pack në selinë blu

Eurodeputetja Doris Pack, e njohur për qëndrimet pranë Partisë Demokratike, zhvilloi sot një diskutim të hapur në selinë blu, ku deklaroi se politikanët duhet t’i motivojnë të rinjtë që mos të largohen nga vendi.

Gjatë këtij takimi në Selinë e PD-së, Pack bëri një apel të fortë, ku theksoi se Tirana në krahasim me 5 vitet e mëparshme, nuk ka nevojë për kaq shumë kulla, por vendin e tyre duhet ta zërë ndërtimi i shkollave.

Jam e nderuar që jam këtu, dhe shikoj sallën plot. Jam e kënaqur që shikoj shumë të rinj këtu që kanë vendosur të mos largohen nga ky vend. Ky nuk është një problem vetëm i Shqipërisë, por i Kosovës, Serbisë, Maqedonisë, edhe Kroacisë. Kjo ndodh se politikanët nuk po kujdesen për nevojat jetësore të  tyre. Faktikisht nuk e mbaj mend sesa herë kam ardhur në Shqipëri, por këtu nuk ka nevojë për shumë kulla, por më shumë shkolla.

Normalisht ka nevojë për investime, të cilat do bëhen nëse sistemi i drejtësisë vihet në vend. Unë jam presidente e forumit të gruas, por drejtoj edhe forumin që trajnon të rinjtë. Ne duam të krijojmë krijimtari brenda këtyre politikave që politikanët të bëjnë më të mirën. Këtu ka nevojë për shkolla të mira, arsimim më të mirë,  ndaj BE, mendoi të shtrinte mundësinë përtej BE. Këto programe nuk janë vetëm për studentët por edhe për mësuesit dhe diplomatët.

Eurodeputetja Doris Pack

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Donela: 20/09/2018 14:43

    Parti qe var akoma shpresat tek kjo karagjoze plake,nje zhgarravine femer,per nje zhgarravine parti si PD.

    Përgjigju
  • Populli: 19/09/2018 18:35

    Vjollca vokshi e parlamentit europjan,e quajtur politikane si kjo po shkaterrojne shtete dhe parti-eshte mikja e gerdalles doris pack o funderrine e fashizmit!

    Përgjigju
  • Tini: 19/09/2018 18:05

    Akoma gjall eshte kjo sorra .Nuk kane nevoje shqiptaret te degjojne zedhenesen gjermane te PD . I ke mbrojt ,dhe kur kane vjedhur dhe kur kane vrare . Kullat nese ndertohen, nuk i ben shteti por privati si ne Gjermani. Shteti kerkon te ndertoj nje teater dinjitoz si per artistet dhe per publikun .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë