Dortmund nuk fal, Bayern rikthehet te fitoret. Tre pikë edhe për Manchester City-n

Dortmund nuk fal, Bayern rikthehet te fitoret. Tre pikë edhe për Manchester City-n

Ekipi i Dortmund

Freiburgu ka qenë ‘viktima’ e radhës për Dortmund që sot ka marrë fitoren e katërt radhazi në Bundesligë. Skuadra kryesuese e kampionatit gjerman ka triumfuar 2-0 në stadiumin “Sigal Iduna Park” duke gëzuar 80 mijë të pranishmit.

Sa i përket lojës nuk ishte aspak e lehtë. Këtë e tregon edhe goli I parë që erdhi në minutën e 40 me penallti. Ishte Reus ai që finalizoi saktë një 11-metërshin e fituar nga Sancho. Deri në fund verdhezinjtë nuk kishin asgjë të sigurtë, por goli I Alcaser në minutat shtesë vulosi trepikëshin për vendasit.

Te fitoret është rikthyer edhe Bayern Mynchen që ashtu si Dortmund ka vuajtur jo pak. Skuadra e Kovac ka mposhtur 1-2 në transfertë Werder Bremen, e cila golit të Gnabry në minutën e 20-t iu përgjigj me Osako-n I cili barazoi përkohësisht shifrat. Ishte pikërisht gjermani 23-vjeçar Gnabry ai I cili beri heroin në këtë takim për Bayern-in duke realizuar golin e dytë personal dhe të dytin për skuadrën. 

Në fund një trepikësh që gjithsesi e mban Bayern-in 9 pikë larg Dortmund-it të vendit të parë.

Ndërkohë në “Premier League” Manchester City nuk di të ndalet. Skuadra e Guardiolës ka mposhtur 3-1 në “Etihad” skuadrën e Bournmouth, duke marrë fitoren e 6 radhazi në kampionat. Golat për “qytetarët” u realizuan nga Silva, Sterling dhe Gundogan.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet