Dosja '339', PD: Krimi elektoral i Dakos nuk mund të mbulohet, të arrestohet pa vonesë

Deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa deklaroi në një konferencë pë mediat se përmasat e skandalit dhe krimit elektoral ku është i përfshirë kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, nuk zvogëlohen nga kalimi i ditëve dhe mbulimi i tyre me heshtje dhe censurë mediatike.

Hasa tha se në dosjen “339” ndodhen qindra faqe ku zbardhen përgjimet që vërtetojnë përdorimin prej organizatës kriminale “Rilindja” të bandës së Avdylajve në Durrës e Shijak për blerjen e votave, në këmbim të favoreve shtetërore.

“Vetë kreu i bandës Astrit Avdylaj, i arrestuar për trafik ndërkombëtar droge, shpalli ortakërinë mafioze, kur pranoi publikisht se 'i zgjidhte hallet me Vangjush Dakon dhe Partinë Socialiste' ", u shpreh ai.

Më tutje, Hasa ritheksoi se Prokuroria e Krimeve të Rënda duhet ta kishte arrestuar brenda ditës uzurpatorin e Bashkisë së Durrësit, jo vetëm prej dëshmisë publike të Avdylajt, por edhe për shkak se lënia e Dakos në krye të bashkisë së Durrësit, sipas tij, shton mundësitë e prishjes së provave, si dhe të tërheqjes së dëshmitarëve.

Deputeti demokrat e cilësoi heshtjen e Prokurorisë prej më shumë se 3 javësh si konfirmim të kapjes së drejtësisë nga Edi Rama.

"Pa arrestimin e Dakos, s’mund të flitet as për kthimin e besimit të publikut tek drejtësia dhe as të shpresohet se në vend mund të ketë zgjedhje të lira e demokratike.Pa ndëshkuar krimin elektoral, simbolin e tij Vangjush Dako dhe  dhe autorët e tjerë të këtij krimi, në Shqipëri nuk do të ketë stabilitet, nuk do të ketë drejtësi, nuk do të ketë proces normal politik", u shpreh më tutje Endri Hasa.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit