Deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa deklaroi në një konferencë pë mediat se përmasat e skandalit dhe krimit elektoral ku është i përfshirë kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, nuk zvogëlohen nga kalimi i ditëve dhe mbulimi i tyre me heshtje dhe censurë mediatike.
Hasa tha se në dosjen “339” ndodhen qindra faqe ku zbardhen përgjimet që vërtetojnë përdorimin prej organizatës kriminale “Rilindja” të bandës së Avdylajve në Durrës e Shijak për blerjen e votave, në këmbim të favoreve shtetërore.
“Vetë kreu i bandës Astrit Avdylaj, i arrestuar për trafik ndërkombëtar droge, shpalli ortakërinë mafioze, kur pranoi publikisht se 'i zgjidhte hallet me Vangjush Dakon dhe Partinë Socialiste' ", u shpreh ai.
Më tutje, Hasa ritheksoi se Prokuroria e Krimeve të Rënda duhet ta kishte arrestuar brenda ditës uzurpatorin e Bashkisë së Durrësit, jo vetëm prej dëshmisë publike të Avdylajt, por edhe për shkak se lënia e Dakos në krye të bashkisë së Durrësit, sipas tij, shton mundësitë e prishjes së provave, si dhe të tërheqjes së dëshmitarëve.
Deputeti demokrat e cilësoi heshtjen e Prokurorisë prej më shumë se 3 javësh si konfirmim të kapjes së drejtësisë nga Edi Rama.
"Pa arrestimin e Dakos, s’mund të flitet as për kthimin e besimit të publikut tek drejtësia dhe as të shpresohet se në vend mund të ketë zgjedhje të lira e demokratike.Pa ndëshkuar krimin elektoral, simbolin e tij Vangjush Dako dhe dhe autorët e tjerë të këtij krimi, në Shqipëri nuk do të ketë stabilitet, nuk do të ketë drejtësi, nuk do të ketë proces normal politik", u shpreh më tutje Endri Hasa.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
84.3%
-
Pak
9.3%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 1948
Lajme të tjera
-
Baza i çon Bashës emrat për kandidatët e zgjedhjeve të 2025! Dega Lezhë: 25 propozimet do kalojnë në ‘sitën’ e Kryesisë
23 Prill, 11:53
-
PD: Të shpallen muzë kombëtar kampi i të Burgosurve në Spaç dhe kampi i internimit Tela me Gjemba në Tepelenë
19 Prill, 16:21
-
GJKKO kalon për gjykim dosjen për ish-kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako! Akuzohet për shpërdorim detyre në 2 raste
17 Prill, 10:49
-
Berisha jashtë grupit të PD, Kuvendi: Bardhi ktheu vetëm të përjashtuarit gjatë kësaj legjislature, ish-kryeministri s’ka qenë pjesë
16 Prill, 12:36
-
Nga rikthimi i të përjashtuarve në PD te ‘pakti’ PS-Rithemelimi, Alibeaj: Sakrifikuan Zgjedhoren! Politika të mbajë duart larg drejtësisë
15 Prill, 18:19
-
Futen në grup të përjashtuarit e PD, Kuvendi lë jashtë Berishën! Bardhi i paqartë: Grupi është i bashkuar prej 5 shtatorit
15 Prill, 17:11
-
PD përsërit kërkesën: Kampet e Spaçit e Tepelenës të kthehen në muze! Asnjë vendim prej 2 vitesh nga kërkesa jonë
15 Prill, 12:55
-
Lulzim Basha zbardh takimin me zyrtarin e Partive Popullore Europiane: Si lobuan Rama dhe Berisha kundër meje në Bruksel
14 Prill, 18:36
-
'Qeveria është në panik nga SPAK', Lulzim Basha: Do të depozitojmë në Kuvend paketë ligjore në mbështetje ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe BKH
13 Prill, 11:21
-
'Kanë dy vite që na thonë 'Lul Brava', Haklaj në 'Studio Live': Foltorja përfundoi tek brava e Edi Ramës
12 Prill, 17:42
-
‘Mandati i Xhaçkës’, Tabaku për Report Tv: PS nuk njohu vendimin e ‘Kushtetueses’! Për 'Dezinformimin' duhej dakordësia e të gjitha palëve
12 Prill, 13:36
-
Vangjush Dako në GJKKO, ekspertiza e re nxjerr 6.2 mln lekë dëmin nga 'Shëtitorja! Javën tjetër vendimi nëse dosja kalon për gjykim
12 Prill, 13:25