'Dosja 339', Salianji: Shkatërron provat pas çdo dite në liri, të arrestohet pa vonesë Dako

TIRANË- Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka vijuar me akuzat ndaj kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakos duke kërkuar sërish arrestimin e tij.

Gjatë një deklarate për shtyp, Salianji u shpreh se ‘Dosja 339’ ka faktuar përtej çdo dyshimi se Vangjush Dako ka bashkëpunuar me bandën e Avdylajve dhe ka kryer krimin elektoral të blerjes së votave në Qarkun e Durrësit.

Sipas Salianjit, Vangjush Dako ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me trafikantët ndërkombëtarë të drogës para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke i shkëmbyer me pasuri, pushtet dhe favore votat e blera prej tyre për pushtetin ilegjitim të Edi Ramës.  

Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë krim ai duhet të jetë në burg! Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë. Çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga  Edi Rama.  

Ervin Salianji, deputet i PD-së

Akuzat e PD ndaj Dakos lidhen me disa përgjime që kanë dalë në media, ku kryebashkiaku i Durrësit komunikon me njërin nga anëtarët e bandës së Avdylajve, Altin Avdylaj. Sipas PD, Dako bashkëpunoi me Avdylajt për të blerë votat në Durrës, por këto akuza janë hedhur poshtë nga kryebashkiaku, i cili ka thënë se komunikimet me Avdylajt kanë qenë në kuadër të fushatave elektorale dhe pa asnjë prapavijë kriminale.

Deklarata e plotë e Salianjit:  

Dosja 339 ka faktuar përtej çdo dyshimi se Vangjush Dako, në bashkëpunim me bandën e Avdylajve ka kryer krimin elektoral të blerjes së votave në Qarkun e Durrësit.

Përgjimet e dosjes 339, një prej të cilave daton në shkurt 2017, provuan se Vangjush Dako ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me trafikantët ndërkombëtarë të drogës para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke i shkëmbyer me pasuri, pushtet dhe favore votat e blera prej tyre për pushtetin ilegjitim të Edi Ramës.  

Dosja 339, që çon në burg Vangjush Dakon, faktoi se nga marrëveshja me krimin, Edi Rama:

·        Përfitoi vota

·        Bëri presion kriminal mbi votuesit;

·        Krijoi pabarazi mes kandidatëve

·        Lejoi praninë e kriminelëve në    Qendrat e Votimit

·        Përdori para të pista në zgjedhje.

Dosja 339 nxori para shqiptarëve mënyrat sesi krimi përfiton nga marrëveshja me pushtetin e Edi Ramës,  në ketë rast nga lidhja direkte me Vangjush Dakon.

Duke u anagazhuar zgjedhje, krimi përfiton:

• Vijimin e aktivitetit kriminal të pashqetësuar nga shteti. Kjo provohet,  kur një anëtar i bandës I kërkon Vangjush Dakos të ndërhyjë për të larguar FNSH-në.

• Fuqizimin e mëtejshëm ekonomik, si pasojë e marrjes së punëve e shërbimeve publike, siç ka ndodhur në Durrës,

• Favore në zyrat e shtetit, leje e licenca publike, regjistrime pronash të paluajtshme, njësoj siç ka ndodhur në Durrës.

Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë krim ai duhet të jetë në burg! 

Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë.

Çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga  Edi Rama.  

Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës!​

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • demokrati: 11/11/2018 14:37

    po ky vangjushi ka fituar dhe ne vitin 2007 dhe ne vitin 2011 kur ne pushtet ishim ne demokratet dhe ne nuk thame asnje fjal,sikur te kishim dhe ne nje si vangjushi sa mir do ishte,mos ta bojm si dhelpra me rrushin se eshte turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mbështetësi i Belerit pështyu Tavon, ‘shpërthen’ Braçe: Këta horra që mendojnë se kanë imunitet nga Greqia të ndëshkohen me ligj! Cenuan shtetin dhe zyrtarët shqiptare

VIDEO/ Mbështetësi i Belerit pështyu Tavon, ‘shpërthen’ Braçe: Këta horra që mendojnë se kanë imunitet nga Greqia të ndëshkohen me ligj! Cenuan shtetin dhe zyrtarët shqiptare