‘Dosja 339’/ Salianji: Dako ka kryer krim elektoral, të arrestohet pa vonesë

Tiranë-Partia Demokratike ka akuzuar sërish sot kryetarin  e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako se ka shpërblyer kriminelë me pasuri që në këkim të votave. Deputeti demokrat, Ervin Salianji, në një konferencë për mediat ka kërkuar sërish arrestimin e Dakos.

Deklarata e plotë e Salianjit:

Nën drejtimin e bashkisë nga Vangjush Dako, Durrësi është ndarë në parcela të krimit me një qëllim të vetëm: blerjen dhe sigurimin e votave për pushtetin e Edi Ramës.  

Përgjimet në dosjen 339 faktojnë se Vangjush Dako pasi i ka shpërndarë kriminelët për të kërcënuar votuesit dhe për të blerë vota, i ka shpërblyer ata me pasuri dhe pushtet në Durrës.  

Vangjush Dako, njësoj si Edi Rama, është peng i krimit.  

I vetmi ndryshim mes tyre është se për Edi Ramën nuk kanë dalë akoma përgjimet me kriminelët, ndërsa për Vangjush Dakon, tani e kemi të provuar se i lutet kreut të bandës së Avdylajve për takim falenderues pas zgjedhjeve, ushtarët me të cilët Dako komunikon  refuzojnë ta shqetësojnë bosin.  

Vangjush Dako u betua se nuk u ka bërë bandave asnjë favor, por Partia Demokratike provoi se Avdyljat kishin plazh privat  në Durrës.  

Vangjush Dako, përveç përpëlitjeve qesharake, nuk tha cili është roli i tij në zgjerimin e biznesit të Avdylajve.  

A e ka takuar Gjushi Cinen, një nga anëtar e bandës, për t’i siguruar ndërtimin e Avdylajve në det?  

Vangjush Dako duhet të thotë mbi çfarë kriteresh Peposhët e Durrësit, që terrorizuan zonën e shkozetit gjatë zgjedhjeve, kanë marrë parkimin tek sheshi i Stacionit të Trenit.   

Vangjush Dako duhet të thotë mbi çfarë kriteresh emëroi administrator në Sukth Bert Hoxhën person me precedentë të rëndë kriminale bashkë me vëllain e tij Gëzim Dankshi/Hoxha i cili u shpall në kërkim, pasi sulmoi me armë përfaqësuesit e PD në fushatën e Dakos 3 vjet më parë.   

Po persona të tjerë të lidhur me bandat e Durrësit apo të dënuar vetë për krime, që kanë mbledhur vota për Edi Ramën në zgjedhje, si: 

Rud Taullai me linjat e transportit urban ka përfituar privilegjet e pushtetit të Vangjush Dakos dhe Edi Ramës? 

Kep Arapi me ndërtime në mijëra metra katrorë tek Gjiri i Lalzit? 

Ron Shqopa, Drejtor i rëndësishëm në Durrës? 

Mbi çfarë kriteresh i kanë përfituar ata privilegjet e pushtetit të Vangjush Dakos dhe Edi Ramës? 

Për këtë ka vetëm një përgjigje. Krimi elektoral i lidh të gjithë këta bashkë.  

Krimi elektoral, blerja e votave nga bandat dhe shpërblimi me pasuri të tyre nga Vangjush Dako duhet të ndëshkohet!  

Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë!  

Në Shqipëri nuk ka për të patur proces normal politik derisa krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës, të mos ndëshkohet!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tini: 31/10/2018 19:44

    Ky Salianji eshte mashtrus i lindur , qe nuk e kuptoj pse nuk eshte ne burg per shpifje ne ceshtjen babale . Me kushteute , cdo njeri qofte dhe ish i denuar , kur eshte u lire ,ka te drejten te jetoj , te investoj dhe nuk e pengon njeri . Sa per delriminaluzimin e politikes , zirraxhi ka te drejte , se po te kushe pasur drejtesi Luli , Sala dhe nje grup i PD do ishin ne burg

    Përgjigju
  • rroku: 31/10/2018 18:24

    Dako ja futi GDse prandaj e ka inat ky SALIANUSI, ja vetem keta idjote kane mbetur ne PD.

    Përgjigju
  • besford fadil " BAJG " gjoleka: 31/10/2018 17:07

    Po me ty çfar të bëjmë o dylberi grita dumës ? Apo ty të mbajm si dylber. Mjer Shqipria e Shqiptarët me politikan karagjos si ty.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!