Avokatët të papërgatitur/ Shtyhet seanca për Shullazin dhe bandën (Pretenca dha 64 vite burg)

Avokatët të papërgatitur/ Shtyhet seanca për Shullazin dhe bandën (Pretenca dha 64 vite burg)

Emiljano Shullazi dhe masat e policisë të Krimet e Rënda, efektivët me antiplumb

TIRANE-Shtyhet seanca te Gjykata e Krimeve të Rënda për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij. Sot në orën 10:00 ishte parashikuar që mbrojtja të paraqiste konkluzionet, por avokatët kanë kërkuar kohë për t’u përgatitur, pasi nuk e kishin gati dosjen.

Në seancën e sotme ishin të pranishëm 4 prokurorët; Donika Prela, Besnik Muçi, Anton Martini e Gent Osmani dhe avokatët, ndërsa të pandehurit jo.  Të pranishëm në seancën e sotme për të monitoruar procesin gjyqësor ndaj Shullazit ishin edhe përfaqësuesit e SHBA dhe të Gjermanisë.

Seanca e sotme te Krimet e Rënda u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, por Shullazi dhe të pandehurit e tjerë nuk ishin të pranishëm. Grupi i Shullazit akuzohet për gjobëvënie dhe disa vepra të tjera penale, ndërsa një javë më parë u dha pretenca. Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi në datë 2 tetor 17 vite burg për Emiljano Shullazin dhe 64 vite për të gjithë anëtarët e bandës.

Kjo situatë solli edhe penalizimin për prokurorët refuzues ndaj të cilëve, për Përparim Kullurin, Behar Dibrën, Arenc Çelën, Edvin Kondilin, Pranvera Pustinën, Eugen Becin dhe Blerim Tominajn, ka nisur një hetim disiplinor, ndërsa Besim Hajdarmataj, Sonila Muhametaj dhe Olsian Çela u transferuan në rrethe. 

Pretenca e Prokurorisë për bandën e Shullazit:
Emiljano Shullazi - 17 vite burg
Gilmando Dani - 15 vite burg
Blerim Shullazi - 10 vite burg
Endrit Qyqja - 11 vite burg
Endrit Zela - 11 vite burg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:57
Blindohet seanca për Shullazin te Krimet e Rënda, policët me antiplumb (FOTO)

Te Krimet e Rënda u shty sot seanca për Shullazin dhe grupin e tij, ndërsa policia ashtu sikur ka ndodhur në të gjitha rastet e fundit, kishte marrë masa të forta sigurie duke blinduar ambientet. Report Tv solli pamjet nga gjykata ku duken një numër i lartë policësh në gatishmëri, ndërsa janë me antiplumb, por Shullazi me banden nuk ishin te pranishem. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koli: 09/10/2018 22:12

    Po normal që sjan pregatit, megjith ato vrasje qe ka bo ky kriminel. Edi mir qe e presin te veni me makin llogaritese ne dor. Sidomis me kete tropen e funit qe boni me Vis Martinin. Sta fal kush gjith atë pasuri. Marove pun me komando, tani ke ne kurris te tjer specialist

    Përgjigju
  • tironci: 09/10/2018 18:28

    nxirrini cunat e tirones mer plera se po i mani kot pa asnji prove,dhe nqs nqs i kan vone gjobe mire e kan bere se keto hajdute jan ku i gjeten leket per kaq pak vite pune ,leket e popullit jan.(e kujt i kan vone gjobe ketyne plerave qe erdhen me mushka e u bon me pallate per 3vjet)zoti qofte me ju cuna

    Përgjigju
    • sami: 26/10/2018 23:22

      mili. si mren si jasht njesoj esht ja kan frikrn krejt shqipnis dhe sa pr stafuken mori at qe meritoi me koh e kushte lyp ai tu vra njerz per shifra qesharakd

    • Tiranc Fush Kruja: 09/10/2018 23:04

      Nuk paske turp o i degjenerum. Po ste kan vra ty naj rob shpije. Te Enver Stafuga do shkosh shum shpejt o Mil Miu. Shullaz po te presin.

  • eda: 09/10/2018 10:41

    Po keto perfaqesuesit e Ambasates Amerikave per se nuk shkojne edhe ne seancat e KPK se famshme qe te shofin se si zhvillohet nje seance atje. Sa kane vene ca plera per te gjykuar. Apo kan hallin e prokurove se mos na i gjej gje, mos u friksoni se nuk i gjen gje prokurore e Arta Markut jo.

    Përgjigju
    • Lela: 09/10/2018 23:09

      Eda Amerikanin e nderuar e ke në krah te djathte te atyre qe gjykohen. Je totalisht e pa informuar. Rri e qet dhe shih lajmet. Fillon dhe Spaku tani !

  • toni: 09/10/2018 09:26

    Sot nuk qenkan te semure avokatet e ketyre plehrave injorante.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit