Prokuroria rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon arrest për Tahirin

Prokuroria e Apelit pranë Krimeve të Rënda i kërkon Gjykatës së Lartë të miratojë arrestin me burg për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Rekursi i akuzës është depozituar këtë të enjte në Gjykatën e Lartë ndërsa ende nuk ka një datë se kur do të shqyrtohet kjo kërkesë.

Ky rekurs i prokurorisë së Apelit vjen pas dy humbjeve që prokuroria ka patur në gjykatë për hetimet ndaj ish ministrit Tahiri.


Shkalla e parë dhe gjykata e apelit pranë krimeve kanë rrëzuar dy herë kërkesën për caktimin e arrestit me burg dhe bllokimit të pasaportave.
 

Një herë u miratua arresti në shtëpi që u rrëzua në apel dhe njëherë bllokimi i pasaportave i cili po ashtu u rrëzua në Apel dhe hetimet ndaj Saimir Tahirit po kryhen në gjëndje të lirë.
Ish ministri dyshohet se ka shpërdoruar detyrën dhe ka kryer korrupsion në kuadër të grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj i përfshirë në trafikun e canabisit dhe armëve nga shqipëria drejt Italisë.
 

Vetë Tahiri i ka mohuar këto akuza duke e cilësuar hetimin si një farsë dhe sulm ndaj tij. Ndërkohë më 17 korrik përfundon dhe afati hetimor për hetimet ndaj ish ministrit ku prokuroria ose do ti drejtohet gjykatës me një akuzë ose do të kërkojë sërish zgjatje të hetimeve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gent bidevia: 06/07/2018 07:50

    O ffedi shko bëj një vizit trurit tënd të mykur po si mendon ti që po të kishte fakte prokuroria e kriminelit salhe nuk do ja nxirte faktet . Këta prokuror jan të gjith zarat e krimindlit salhe të gjith me 8 vjeçare idjot të ler injorant deri në palc . Në cilin vënd të botës bëhen prokuror e gjykatës kafshët vetëm në Shqipri .

    Përgjigju
  • Fredi: 05/07/2018 23:05

    Mos u tallni me kete popull. Saje Qorrin nuk e areston dot kjo gjykate nen presionin e vetingut. Ai sillet si padrino sepse eshte karafil, mbas denimit te Habilajve ne itali pritni kur te degjoni se ka humbur Sajmir Tahiri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit