POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Drejt ndalimit cigaret elektronike mes adoleshentëve në SHBA

Foto ilustruese

Në tregun amerikan administrata e ushqimit dhe drogës ka deklaruar se po konsideron ndalimin e cigareve elektronike. “Një vendim që ka njoftuar FDA, lidhur me bumin e cigareve elektronike në mesin e adoleshentëve”.

Mirëpo shitjet e cigareve elektronike u shtuan vitin e kaluar, të cilat janë nxitura pjesërisht nga fillimi i shitjeve online që shesin lëngje nikotine.

Sipas FDA, ka përkufizuar përhapjen e cigareve elektronike dhe avulluesit në mesin e të rinjve si një “epidemi” dhe u ka dhënë në dispozicion prodhuesve 60 ditë kohë për të zhvilluar një plan që ndalon përdorimin e tyre tek adoleshentët.

Në rast se kompanitë nuk i binden këtyre udhëzimeve nga FDA- ja, ato mund të detyrohen të tërheqin produktet e tyre nga tregu.

Gjithashtu masa e ndërmarr ka të bëjë jo vetëm me prodhuesit, por edhe me mijëra tregtarë, të cilëve FDA po u dërgon një letër paralajmëruese në të cilën kërcënon sanksione ndaj atyre që shesin cigare elektronike tek të miturit.

Po ashtu një paralajmërim i drejtohet edhe zinxhirëve të mëdhenj prodhues si 7-Eleven dhe Walgreens. Ndërkohë, bëhet e ditur se tashmë janë shqiptuar 131 gjoba.

a.de.
Komento