Drejtësia nën ethe/ Nga kunatat tek vjehrrat, hetim dhuruesve të gjyqtarëve

Të gjithë personat, të cilët në vite të ndryshme kalendarike, u kanë dhënë gjyqtarëve dhe prokurorëve para hua, u kanë dhuruar pasuri të luajtshme apo të paluajtshme, në mënyrë fiktive apo reale, duhet të justifikojnë burimin me dokumentacion ligjor para njerëzve të Vetingut dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë.

Miqtë, kunatat, kunetërit, bashkëjetueset, motrat, vëllezërit, vjehrri, vjehrra, prindërit, kushërinjtë dhe çdo person tjetër me lidhje interesi, që referohet nga gjyqtari dhe prokurori për justifikimin e pasurisë, po i nënshtrohet dhe do t’i nënshtrohet një hetimi të thelluar nëse huaja apo dhurata justifikohet me dokumentacion ligjor.

Pavarësisht raportit që referon Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive si dhe përgjigjeve që japin bankat, shoqëritë e ndryshme dhe institucionet shtetërore, borxhlinjtë dhe dhuruesit e njerëzve të drejtësisë do japin sqarim shteruese.

Një shembull se si po kalojnë në sitën e Vetingut të gjithë personat që kalë lidhje reale apo fiktive interesi me gjyqtarët dhe prokurorët është zbardhja e vendimit për shkarkimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Fatmir Hoxha ka deklaruar blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 112.36 m², me vlerë 140.450 euro.

Për të justifikuar këtë shumë, përpos të tjerave, ai ka deklaruar se i ka marrë 28.500 euro borxh kunatit. Njerëzit e Vetingut, të asistuar edhe nga përfaqësuesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, kanë marrë në pyetje kunatin dhe i kanë kërkuar justifikimin e kësaj shume.

“Për sa më sipër u mor dëshmia nga Z. A. G., i cili u paraqit pranë ambienteve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku dha deklaratën e tij, pasqyruar në procesverbalin e mbajtur, më datë 21.02.2018, në të cilën konfirmoi huanë e dhënë sipas deklarimit të subjektit të rivlerësimit. Nga verifikimi i dokumentacionit në dosje, rezultoi se nga Z. A. G., nuk është depozituar asnjë dokument për justifikimin e ligjshmërisë së burimit të krijimit të pasurisë, të cilën ai e ka dhënë hua”, thuhet në vendim.

Praktika  
Kjo praktikë hetimi do të ndiqet për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët do t’i nënshtrohen procesit të Vetingut sipas përparësisë së përcaktuar nga ligji dhe shortit të hedhur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Janë rreth 30 për qind e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët në vite të ndryshme kalendarike, kanë deklaruar para ose pasuri të paluajtshme dhuratë nga njerëzit e afërt si dhe para borxh po nga persona të afërt.

Dhuratat dhe paratë borxh, në shumë raste, janë një nga manovrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të justifikuar llogaritë bankare dhe pasuritë e paluajtshme, të cilat tejkalojnë në vlerë të ardhurat e tyre të ligjshme. Gjatë verifikimit të deklaratave vjetore të pasurisë, gjyqtarët e dhe prokurorët deklarojnë apartamente, vila, makina, prona dhe para cash dhuratë. Gjithashtu, disa prej tyre deklarojnë deri në disa qindra mijëra euro hua nga të afërmit e tyre.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kot: 13/06/2018 09:25

    A ju qr juve me veting qe po beni, dhe ne kemi vjerra dhe vjerr te pasur po ste jep njeri gur me ca koken. Vetem ketyr gjygjtarve tane i dhurojne 100,000 Euro vjerri motra kunati.

    Përgjigju
  • Ilo: 13/06/2018 09:09

    Pirdh pirdh se lirohesh ketu duhet revolucion ti flakesh keta qelbesira nuk e Kane fajin keta po duhet hedhur Ne ere ky sistem qe gatoi keta kerma

    Përgjigju
  • Vlonjati99ave: 13/06/2018 08:08

    Pordhë me rigon janë të gjitha... u regj populli Shqiptar me këto “hetime, dënime” që me Fullanin, Llallën, Tahirin, Berishën etj. Kot bëjnë zhurmë të madhe sa për ti hedhur hi syve popullit se nga ana tjetër mirë vetë që u pasuruan por siguruan dhe stërnipër e stërmbesa. Në p*th të motrave vafshin që të gjithë duke filluar që nga Berisha, Basha, Rama, Balla etj me rradhë se e masakruan atë vend të Masakruar!

    Përgjigju
  • Mentalitet Otoman: 13/06/2018 07:52

    Ky eshte mentalitet që trashëguam nga osmanllinjtë. Baxhanakër, nuse, vjerra, dhëndurë, nipër, mbesa etj etj që përzjehen në arsyetime të rremë apo dhe të vërtetë. Gjëja më e neveritshme që perëndimi ka dhe lufton, eshte pikerisht ky mentalitet, ALLISHVERISHI. Në këtë pikpamje, jemi osmanë!

    Përgjigju
  • Daku: 13/06/2018 07:25

    I vetmi njeri i cili ka bërë veting në truallin Shqiptar është 1 , ai quhet Enver Hoxha . Nuk ka dhe as do të mund dikush tjetër ti përngjasoj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet