Drejtësia pa kupolë, një kosto e përkohshme që ia vlen

Drejtësia pa kupolë, një kosto e përkohshme që ia vlen

Xhezair Zaganjori

Xhezair Zaganjori është një nga emrat që rrezikon përjashtimin nga radhët e drejtësisë, për shkak të mospërputhjeve që KPK ka gjetur në deklarimet e pasurisë së tij. I ardhur në krye të Gjykatës së Lartë në vitin 2013, gjyqtari nga Shkodra më parë ka shërbyer si ambasador në Gjermani dhe më pas për plot 10 vite si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Një karrierë e përmbledhur kjo për të treguar se kemi të bëjmë me një nga të mëdhenjtë e sistemit të Drejtësisë, por edhe njeri me lidhje politike që u dukën hapur kur u propozua si kandidat për President të Republikës.

Megjithatë justifikimet e Xhezair Zaganjorit mund të merren për bazë si vijim i precedentit me Bashkim Dedjan, kreun aktual të Gjykatës Kushtetuese, që i shpëtoi ‘Vettingut’ duke u rikonfirmuar në detyrë. Dhe deri këtu nuk ka asgjë të keqe, sepse nuk është rasti të diskutohen emra të përvetshëm. Por largimi i ‘kupolës’ së Drejtësisë, nuk është domosdoshmërisht një e keqe e madhe, sikurse kampi opozitar po përpiqet ta paraqesë në debatin politik të ditës.

Largimet nga seancat e ‘Vettingut’, apo vetëdorëzimet si në rastin e Adriatik Llallës, nuk ka dyshim se kanë sjellë një pastrim të sistemit të Drejtësisë, pavarësisht kostove që mund të mbartin. Një pastrim ky, për të cilin qytetarëve u ka rënë goja mbi 25 vite.

Vakuumi i krijuar në Drejtësi tashmë dihet se mund të zhbllokohet edhe nga ligji për ‘Magjistraturën’, që opozita nuk pranon ta votojë dhe që Kuvendi po e zvarrit seancë pas seance.

Në parim, nuk mund të ankohesh për boshllëqet e krijuara kur nuk jep kontribut për mbushjen e këtyre ‘vrimave’ në Gjykatë dhe Organ Akuze. Edhe pse ështe e qartë se qarjet për vakuume e kanë bishtin mbrapa. Përderisa nuk mundën ta ndalnin, tani rrugës të nxjerrin në pah ‘pikat e dobëta’.

Si çdo proces pastrues, Vettingut është një çerdhe ku e mira dhe e keqja rrinë bashkë. Kosto e përkohëshme e bllokimit të gjykatave është shumë më e ulët sesa kosto e 25 viteve padrejtësie që kanë dhënë togat e zeza në Shqipëri. Dhe nuk ka zë më të fortë që e ka sqaruar këtë, sesa udhëheqësit europianë që në çdo prononcim për Shqipërinë e shprehin hapur se po bën një spastrim të drejtësisë që nuk e ka parë asnjë vend i botës perëndimore deri më sot. /JavaNews.al

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë