Drejtësia restauruese, 310 ekspertë nga 50 vende të botës mblidhen në Tiranë

Drejtësia restauruese, 310 ekspertë nga 50 vende të botës mblidhen në Tiranë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në Konferencën e 10-të ndërkombëtare të Forumit Evropian për Drejtësinë Restauruese

Drejtësia restauruese është një model alternativ i drejtësisë, që mbështet procese dhe rezultate riparuese për viktimat e krimit nga një anë dhe dhe riintegruese për autorët e krimit nga ana tjetër. Është një një qasje e re, që ka marrë hov jo vetëm në skenën ndërkombëtare, por edhe në vendin tonë.

Rreth 310 ekspertë të kësaj fushe, nga 50 vende të ndryshme të botës, janë mbledhur në Tiranë në Konferencën e 10-të ndërkombëtare të Forumit Evropian për Drejtësinë Restauruese, organizuar nga ky forum, Ministria e Drejtësisë dhe fondacioni “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve“.

Ministrja e Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj duke marrë fjalën në konferencë ka theksuar se Drejtësia restauruese është një nga risitë më të rëndësishme që Shqipëria ka futur në legjislacionin e saj.

“Pjesë e Reformës në Drejtësi që kemi ndërmarrë është dhe miratimi i Kodit të Drejtësisë Penale për të Miturit, i cili hyri në fuqi në 1 Janar të vitit 2018. Aktualisht jemi në fazën e zbatimit të tij, duke nxjerrë aktet nënligjore dhe duke ngritur strukturat përkatëse për zbatimin e Kodit”, ka thënë Gjonaj.

Ministrja ka folur edhe për masat konkrete që janë marrë për trajtimin e të miturve në konflikt me ligjin: “Jemi në fazën e ngritjes së 5 qendrave për trajtimi e të miturve në konflikt me ligjin, në bashkëpunim me bashkitë. Aktualisht kemi nënshkruar një marrëveshje me Bashkinë e Tiranës, e cila parashikon vënien në dispozicion të institucionit të Shërbimit të Provës, të një pjesë të ambienteve në çdo Qendër Sociale nën administrimin e kësaj bashkie, me qëllim zbatimin e programeve për të miturit në konflikt me ligjin. Kjo marrëveshje do të replikohet edhe në bashkitë e tjera”.

Gjonaj ka garantuar se nga ana e Qeverisë për zbatimin e drejtësisë për të miturit do të ofrohet i gjithë angazhimi i duhur financiar dhe institucional, ndërsa ka shperhur besimin se me përkushtim e angazhim institucional do të arrihet që drejtësia restauruese të jetë pjesë efektive e trajtimit dhe zgjidhjes së konflikteve penale.

Konferenca ka si qëllim eksplorimin e realiteteve dhe vizioneve për drejtësinë restauruese në kontekstin penal dhe social në Europë përmes tri tematikave kryesore: Ndërthurjet e drejtësisë restauruese me sistemin e drejtësisë penale;  Realitete dhe vizione për drejtësinë restauruese për të miturit; dhe projektimi i drejtësisë restauruese si një lëvizje sociale.

Forumit Evropian për Drejtësinë Restauruese është një organizatë ndërkombëtare me qendër në Belgjikë, që mbështet dhe promovon zhvillimin e drejtësisë restauruese në mbarë botën. Në konferencat që Forumi organizon çdo dy vjet marrin pjesë ndërmjetës, aktorë të ndryshëm nga sistemi i drejtësisë, studiues, dhe politikanë të interesuar në drejtësinë restauruese.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Trupi i pajetë i 58 vjeçarit gjendet në ujrat e rezervuarit të Prrenjasit, familjarët kallëzuan në polici në 1 të natës

Trupi i pajetë i 58 vjeçarit gjendet në ujrat e rezervuarit të Prrenjasit, familjarët kallëzuan në polici në 1 të natës