Drejtonin mjetin në gjendje të dehur, policia vë në pranga 5 persona

 Drejtonin mjetin në gjendje të dehur, policia vë në pranga 5 persona

Foto ilustruese

Në kuadër të vijimit të kontrolleve të policisë rrugore për sigurinë dhe parandalimin e aksidenteve rrugore, policia ka vënë këtë herë në pranga 5 persona në Peqin dhe Cërrik. Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se mbrëmjen e  së hënës janë arrestuar shtetasit me inicialet E.F, 32 vjeç, A.Ç,22 vjeç, Sh.Ç 48 vjec, M.K., 53 vjeç dhe B.V 33 vjeç.

Mësohet se gjatë aksionit të kontrollit policor janë kryer gjithsej 9 arrestime dhe ndalimi i tyre nga policia është bërë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, ndërkorë që mësohet që 5 të arrestuarit  nuk ishin të pajisuar as me leje drejtimi. Të arrestuarit janë dërguar në komisariatin e policisë së rrethit.

Policia  bën të ditur gjithashtu se do të vijojë kontrolli për ndalimin e personave që kryejnë shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe parandalimin e aksidenteve.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale