Drejtoresha e 'Sami Frashërit' kundërshton leksionet e LGBT në shkollë, Karaj dhe Pinderi letër Ramës

Drejtoresha e 'Sami Frashërit' kundërshton leksionet e LGBT në shkollë, Karaj dhe Pinderi letër Ramës

Perfaqesuesja e LGBT, Xheni Karaj

Një letër e hapur është dërguar nga drejtuesit e LGBT në drejtim të kryeministrit Edi Rama, në lidhje me kundërshtitë që ata kanë hasur për projektin që kanë ndërmarrë në shkollat e kryeqytetit kundër bulizmit në Shqipëri.

Projekti i, i cili është aprovuar edhe nga ana e Ministrisë së Arsimit, sot është ndeshur me kundërshtinë e drejtoreshës së shkollës së mesme “Sami Frashëri”, e cila ka deklaruar se nuk do të pranojë takime në ambientet e shkollës me përfaqësuesit e komunitetit LGBT.

Të indinjuar nga ky reagim dy përfaqësuesit e komunitetit Xheni Karaj dhe Kristi Pinderi kanë bërë me dije se do të vënë në dijeni çdo organizëm ndërkombëtar brenda dhe jashtë Shqipërisë për këtë rast dhe të tjera, ku sipas tyre mësuesit keqtrajtojnë personat e perceptuar si pjesëtarë të komunitetit LGBT.

Letra e hapur 

I nderuar Kryeministër, Z. Edi Rama.                                       

Ditën e sotme kemi lexuar të skandalizuar një intervistë që drejtoresha e gjimnazit “Sami Frasheri” në Tiranë ka bërë për gazetën Shekulli.

Në këtë intervistë të datës 29 mars, Teuta Dobi drejtoreshë e një prej gjimnazeve më të rëndësishëm të Shqipërisë shprehet, ndër të tjera ndaj personave LGBT, që do apo nuk do mësuesja janë edhe nxënës të shkollës që drejton:

“Nuk e di për këto takime, por unë nuk jam dakord personalisht. Nuk kam arsye t’i pres, pasi nuk kanë çfarë t’u tregojnë njerëzve. Unë mirëpres një muzikant apo kompozitor që t’ju them fëmijëve që të bëheni kështu. Ata nuk i mirëpres fare”.

Zoti Rama,

Ashtu siç jemi të sigurt se ju e dini shumë mirë, ky është një rast flagrant që nuk duhet lënë pa përgjigje.  Zonja në fjalë jo vetëm që ka shkelur gjithë kodet e etikës të profesionit të nderuar që përfaqëson por mohimi për të trajtuar këdo në mënyrë të barabartë është një veprim i dënueshëm nga ligjet shqiptare. Një gjuhë e tillë jo vetëm që fyen qindra dhe mijëra nxënës të komunitetit LGBT dhe prindërit e tyre, por është treguesi flagrant se bullizmi në Shqipëri, për fat të keq, frymëzohet jo vetëm nga mungesa e programeve edukuese në shkolla, por nga shumë mësues të paditur të cilët përbëjnë një rrezik publik për fëmijët dhe të rinjtë.

Ju njoftojmë se ne do të njoftojmë çdo organizëm ndërkombëtar brenda dhe jashtë Shqipërisë për këtë rast dhe për dhjetëra raste të tjera flagrante kur mësuesit keqtrajtojnë personat e perceptuar si pjesëtarë të komunitetit LGBT, raste që i kemi parë me sytë tanë, e që jo pak herë ua kemi bërë edhe juve të ditur. Ne tashmë kërkojmë hapa konkretë që të bindemi se e keni seriozisht çështjen e respektimit të të drejtave të njeriut.

Me respekt dhe në pritje të reagimit tuaj:

 Xheni Karaj (Drejtore e Aleancës LGBT) dhe Kristi Pinderi (Anëtari Bordit të Drejtorëvetë Pro LGBT)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë (FOTO)

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë (FOTO)