Drejtori i Hekurudhave fut në sherr socialistët, Ndreu: Lista e zezë e Ramës ishte gabim

Një vit pasi Edi Rama botoi listën e tij të zezë me 100 zyrtarët më të korruptuar sipas tij, socialistët pranojmë se ishte një gabim i kryeministrit. Lista u botua në 12 korrik 2017, duke hapur shumë debate, por sot debati u zhvendos në Komisionin e Ekonomisë, aty ku u paraqit për të mbrojtur një projektligj edhe Drejtori i Hekurudhave. Ani Dyrmishi ishte në listën e Edi Ramës, i 28 ti, kur asokohe mbante detyrën e drejtorit të Hipotekës në Durrës.

Shoh këtu një person, Ani Dyrmishi, është i ftuar. Me një kërkim në Google, më rezulton që të jetë shpallur nga kryeministri Rama ndër 100 zyrtarët më të korruptuar. Tani, nëse e marrim për standard Ramën, cfarë bën ky person sot në parlament?

Jorida Tabaku Deputete e PD

Deklarata nxehu tonet mes socialistëve, që menjëherë u hodhën në mbrojtje.

Për cfarë e ka nxjerrë, moj, për cfarë?

Evis Kushi

Nuk e di moj, nuk e di, kryeministri e ka nxjerrë, atij i referohem.

Jorida Tabaku

Brace nxehet me deputeten Dhima: Qetësohu, qetësohu...Pjerin Ndreu pati guximin të pohojë se ai ishte një gabim i kryeministrit.

Duhet të kemi kujdes kur ju referohemi informacioneve, jo të gjitha informacionet janë fakte. Kryeministri ka marrë përsipër të bëjë një publikim të tillë, për mua ka qenë një gabim dhe ju e dini, aty ka pasur edhe raste të tjera flagrante.

Pjerin Ndreu deputet i PS

Nuk jemi në bankën e të akuzuarit që ti kërkojmë z. Dyrmishi të deklarohet nëse është fajtor apo i pafajshëm.

Blerina Gjylameti deputete e PS

Vetë Dyrmishi nuk foli, por zëvendësministri Artan Shkreli i bëri mbrojtjen përpara këtij debati të papritur. Artan Shkreli, zv.min i Infrastrukturës “Edhe unë jam akuzuar nga Berisha si të korruptuar, po duhet të jemi seriozë, ky nuk është vendi”. Dyrmishi e Shkreli ishin në Komisionin e Ekonomisë për projektligjin që i hap rrugë riparimit të hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimit të aksit të ri hekurudhor, Tiranë-Rinas.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ministria: 18/07/2018 16:45

    I duket hajdutlleku ne surrat ska nevoj per komente te tjera

    Përgjigju
    • [email protected]: 19/07/2018 00:31

      Me rregull treshi, nese do shikonim fytyren tende, do konstatonim qe ti do ishe pedofil, ose bixhozci, ose perdorues substancash psikotrope, ose ose edhe kryeminister, gjyqtar, shkencetar. Gjykohet njeriu nga pamja? Imagjino cfare mund te thuash ti per Stephen Hawkings, per Sali Berishen, per Mr. Bean, per Michael Jackson, etj etj etj. Me vjen keq per ty, e ska gje me te poshter per ty, se ti vije dikujt keq per ty.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Fier, 36-vjeçar fut në makinë të renë me probleme të shëndetit mendor dhe e ngacmon seksualisht

Fier, 36-vjeçar fut në makinë të renë me probleme të shëndetit mendor dhe e ngacmon seksualisht