Drejtori i skuadrës serbe: Nuk e imagjinoj dot që një shqiptar të luajë për ne

Drejtori i skuadrës serbe: Nuk e imagjinoj dot që një shqiptar të luajë për ne

Zvezdan Terzic, drejtori i përgjithshëm i Crvena Zvezdës

Gjatë një interviste të zgjeruar për mediat serbe, drejtori i përgjithshëm i Crvena Zvezdës së Beogradit, Zvezdan Terzic, ka deklaruar se nuk do të mund të imagjinonte që ndonjë futbollist shqiptar të luante për skuadrën që përfaqëson aktualisht.

Nuk ka të bëjë me qëndrimin tim personal ndaj futbollistëve shqiptarë. Jam i bindur se ai nuk do të kishte pasur ambient të mirë për stërvitje dhe punë. Crvena Zvezda ishte dhe mbetet klub serb, ndërsa Partizani ishte klub jugosllav. Ne nuk mund t’i ndryshojmë disa rregulla. Personalisht, nuk do të kisha mundur të imagjinoja ndonjë shqiptar të luante për Crvena Zvezdën.

Drejtori i përgjithshëm i klubit serb, Terzic

Kujtojmë se ky klub serb do të ndeshet me Liverpool në fazën e grupit të Ligës së Kampionëve, ku me gjasë do të ketë një futbollist shqiptar të spikatur si kundërshtar, Xherdan Shaqirin.

Duke pasur parasysh këtë fakt, por edhe mundësinë hipotetike që shqiptari i kombëtares së Zvicrës të shënojë gol e të festojë me “shqiponjë”, sikurse bëri në Botërorin e Rusisë (bashkë me Granit Xhakën), mediat serbe kanë nisur t’i qasen përditë rivalitetit të ethshëm futbollistik mes serbëve dhe shqiptarëve./Telesport

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë