Dren Abazi: Gjithkush do me fitu lekë, 90 % e artistëve bëjnë aq shumë bashkëpunime dhe asnjë këngë vetëm

Tiranën e ka pjesë të pandshme të jetës së tij, e madje edhe ka menduar të zhvendoset përgjithmonë nga Prishtina për të jetuar në kryqytetin e Shqipërisë. Dren Abazi, ka rrëfyer në një intervistë për emisionin "Rreze Dielli" se çfarë e lidh atë me Tiranën, ku këtë të enjte do të mbajë një koncert me këngët më të mira të albumit të tij të fundit "Mes Yjesh".

Me Tiranën më lidhin shumë gjëra, një shoqëri shumë e pastër dhe e mirë me njerëz të ndryshëm. Kam 7 vite që frekuentoj Tiranën në mënyrë të vazhdueshme dhe Tirana është pjesë e pandashme e jetës. E kam menduar shumë shpesh, është diçka që ndoshta duke ndodhur gradualisht, por për fat të mirë Prishtina dhe Tirana janë shumë afër.

Dren Abazi, këngëtar

Këngëtari dhe kompozitori i mirënjohur i xhazit foli edhe për bashkëpunimet në botën e muzikës, për të cilat tha se i duket e pakuptimtë që të ketë kaq shumë bashkëpunime mes këngëtarëve.

Nuk e shoh bashkëpunimin si diçka të domosdoshme, bashkëpunime ka aq shumë çdo ditë saqë nuk e kuptoj pse duhen bërë kaq shumë. Shoh 90 % të artistëve që bëjnë aq shumë bashkëpunime dhe nuk bëjnë asnjë këngë vetëm. Këtu bashkëpunimet bëhen për arsye komerciale, gjithkush ka qejf me fitu lekë por kjo është pak si shumë. Nuk është se jam kundër tyre, thjesht nuk e kërkoj me ngulm.

Dren Abazi, këngëtar

Abazi tregoi edhe detaje mbi koncertin e 27 shtatorit që do të mbahet në Amfiteatrin tek liqeni artificial i Tiranës.

Mbi të gjitha është një vend magjik, është kohë ideale se nuk është as vera e nxehtë. e veçanta është që do të luaj me një orkestër të madhe, mbi 15 vetë. Përveç Zig Zag Orkestra, bandës time kam dhe disa djem e vajza që kam bashkëpunuar në disa koncerte të fundit që bëra për promovimin e albumin e fundit "Mes yjesh". besoj do jetë koncert i mirë. Për dallim nga koncerti i dhjetorit që bëra në Tiranë ky do të jetë një best off sepse do këndoj edhe këngë të albumeve të tjera. Do zgjedhim më të mirën.

Dren Abazi, këngëtar

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit