Drogë çokollatë, kallashnikovë dhe fishekë, goditet grupi shqiptar në Athinë, tre në pranga (FOTO)

Drogë çokollatë, kallashnikovë dhe fishekë, goditet grupi shqiptar në Athinë, tre në pranga (FOTO)

Droga, armët dhe municionet që u sekuestruan nga operacioni në Greqi

ATHINE-Gjatë një operacioni të policisë greke janë sekuestruar marijuanë, hashash çokollatë, peshore elektronike, celularë, armë, fishekë dhe një makinë. Droga dhe municionet janë sekuestruar në banesën e një çifti shqiptar, mashkulli 38-vjeç dhe femra 36-vjeçe në Keratsini. Sipas medieve greke, ata punonin për llogari të një shqiptari 26-vjeç. Policia arrestoi në banesë çiftin shqiptar dhe 26-vjeçarin për të cilin ata punonin.

Nga operacioni u sekuestruan;
41 kg 740 gram marijuanë
10 kg 330 gram hashash çokollatë
2 kallashnikovë
4 krehra kallashnikovi
542 fishekë
3 peshore elektronike
7 celularë
1 automjet


 

Droga, armët dhe municionet që u sekuestruan nga operacioni në Greqi
 

Dje u godit një tjetër grup që trafikonte kanabis. Operacioni  u zhvillua në ishullin Zakynthos, ndërsa u arrestuan 22 persona, mes tyre edhe disa shqiptarë. Në aksion kanë marrë pjesë 20 agjentë të antikrimit, ndërkohë që dyshohet se anëtarët e grupit kanë sjellë në Greqi rreth 700 kilogramë marijuanë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Forcohet leku, monedhat e huaja sërish në rënie! Ja sa këmbehen sot

Forcohet leku, monedhat e huaja sërish në rënie! Ja sa këmbehen sot