“Dua roje me pushkë e makinë të blinduar”, Rama tregon historinë: Ai erdhi më kërkoi falje

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit që zhvilloi ditën e sotme me operatorë turistikë në Durrës ka folur për imazhin që Shqipëria ka tashmë tek të huajtë.

Rama tha se ka ende shumë punë për të bërë për të përmirësuar imazhin e vendit, por shtoi se ka ndryshuar perceptimi i të huajve për shqiptarët.

Rama ka treguar para të pranishmëve një rast, kur një turist i ardhur në Shqipëri fillimisht ka kërkuar një roje, por më pas ka shkuar tek Kryeministri dhe i ka kërkuar falje.

Përpara disa muajsh, një turist politik erdhi në Shqipëri dhe nuk dilte nga salla VIP e aeroportit, sepse thoshte dua roje me pushkë dhe makinë të blinduar. 40 minuta debat. Në fund i thanë se nuk e ofrojmë këtë shërbim, pra, roje me pushkë, i kemi me revole, po deshe ik. Hyri dhe të nesërmen ka ardhur më ka takuar dhe më tha, unë dua të të kërkoj ndjesë, sepse e kam imagjinuar Shqipërinë 100 % ndryshe nga kjo që shoh.

Kryeministri Edi Rama

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 19/06/2018 16:49

    Mos u mundo tja ndryshosh me zor imazhin bordellos se Evropes se bordello mbetet dhe ju jeni prostitutat.Me ju nenkuptoj jo vetem ti por gjithe klanet tuaja qe e keni kthyer kete vend qe te mos i bjere ne mend asnje shqiptari ta shohe 1000 vjet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri