'Dua Vetting se s'kam shans të marr pushtet me zgjedhje', Rama ironizon Bashën

'Dua Vetting se s'kam shans të marr pushtet me zgjedhje', Rama ironizon Bashën

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar përmes një postimi në rrjetet sociale, deklaratat e Lulzim Bashës për Vettingun në politikë. Me doza të forta ironie, Rama shkruan se Basha nuk ka shans të marrë pushtet me zgjedhje dhe për rrjedhojë kërkon Vetting në politikë për lidhjet me krimin. Ironia e Ramës vijon duke perifrazuar pa sens logjik deklaratat e Bashës për nismën më të re të propozuar ngab demokratët. 

Postimi i Ramës:

Ai krimineli është shoku i burrit të motrës së kundërshtarit tim.Mamaja e tij ka lidhje me tre komshi kriminelë.Krushku i njërit është trafikant që del i lidhur me kundërshtarin tim.Shans për të marrë pushtet me zgjedhje unë s'kam. Prandaj dua Veting për lidhjet e tij me krimin. 



Gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, Lulzim Basha u shpreh kundër idesë së Ramës për ta çuar në Komisionin e Venecias për opinion, draftin ligjor të Vettingut në politikë, duke e cilësuar këtë si humbje kohe.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Selimi: 19/09/2018 00:15

    Diktatori Rama nuk ka frike nga vetingu ha ha ha ha rezidenca ne surrel 5miljon dollare parate ne bankat offshore qe e din gjithe populli app do at justifikoje me zhgaravinat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Gjobë kush nuk voton në zgjedhje, 64.7% e qytetarëve kundër propozimit të Rithemelimit

Gjobë kush nuk voton në zgjedhje, 64.7% e qytetarëve kundër propozimit të Rithemelimit