Kosova është Shqipëri

Kosova është Shqipëri

Gazeta serbe online “veçernje novosti” gjatë ditës njoftoi se diku në Rashkë, para një jave, më 17 prill, është rrëmbyer kosovari Shaqir Paskoli nga Prishtina. Sipas kësaj gazete, ai është rrëmbyer nga dy kriminelë serbë.

Kriminelët, njëri nga të cilët është i njohur për policinë për shkak të veprave të ndryshme kriminale, thotë gazeta, sot janë dorëzuar në Prokurori. Pritet që lëndën e këtij rasti ta marrë Gjykata e Lartë në Beograd, pasi kërkesa për lirimin e tij, 100 mijë euro, ishte bërë në kryeqytet, thotë kjo gazetë , transmeton Koha.net.

Zoran J. (48) nga Kurshumlia dhe Ivan S. (43) nga Beogradi, u arrestuan në një restorant të Beogradit bashkë me partnerin afarist të Shaqir Paskolit derisa po e merrnin “shpërblimin” për lirim.

Se çfarë ka bërë biznesmeni shqiptar nga Kosova, 50 vjeçari Shaqir Paskoli (50) në territorin e Rashkës kur ai u rrëmbye, po merren shërbimet e sigurisë. Bëhet fjalë për njeriun për të cilin në ndërkohë është konfirmuar se ka blerë toka në jug të Serbisë dhe se merret edhe m tregtimin tokës së serbëve edhe në Kosovë, thotë gazeta duke u thirrur në ato që i quan burime të sigurta.

Paskoli, sipa s”novostit”, ka partnerë afaristë dhe bashkëpunëtorë nëpër Serbi, sidomos në Nish, Bujanoc, Vranjë, Kurshumli ... Me avokatë e kriminelë serbë, ai blen toka jo vetëm në Kosovë, por edhe Serbi. Ky biznesmen prishtinas është i njohur shumë në këto qarqe.

Gazeta nuk njofton nëse Paskoli është liruar nga rrëmbyesit apo dhe nëse është arrestuar me ta. Koha.net ka pyetur në Policinë e Kosovës për këtë rast, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

2 ‘kryetarë’ në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balajn si kryebashkiake

2 ‘kryetarë’ në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balajn si kryebashkiake