“Duhanpirësit janë më pak joshës”, dëshmohet shkencërisht

“Duhanpirësit janë më pak joshës”, dëshmohet shkencërisht

Foto ilustruese

Njerëzve u duken duhanpirësit më pak tërheqës sesa ata që nuk pinë duhan, tani vërtetohet edhe shkencërisht.

Sipas një studimi të kryer nga hulumtues të Universitetit të Bristolit, kishte përfshirë 500 pjesëmarrës të cilëve u ishin prezantuar fytyra me binjakë identikë.

Mirëpo dy qëllimet kryesore të këtij hulumtimi kishin qenë të zbulonin se a është e mundur të kuptohet vetëm duke e shikuar dikë në fytyrë se a pinë duhan, dhe se a ndikon duhan pirja në atë se sa joshës është një person.

Gjithashtu ka shumë faktorë të cilët ndikojnë në pamjen fizike të një personi, duke përfshirë moshën, gjininë dhe ambientin. Prandaj, në mënyrë që të arrihen rezultate sa më të sakta, hulumtuesit kanë eksperimentuar vetëm me binjakë identikë, të cilët kishin pasur të njëjtin material gjenetik, shumë aspekte të njëjta ambientore, etj.

Mirëpo rezultatet e studimit kishin qenë mjaft mbresëlënëse, ku pjesëmarrësit 70 për qind të kohës ia kishin qëlluar se cili person kishte qenë duhanpirës, ndërsa edhe meshkujt edhe femrat i kishin zgjedhur personat të cilët nuk kishin qenë konsumues të duhanit si më joshës.

Hulumtuesit e këtij studimi besojnë se këto zbulime mund të shërbejnë si instrument për promovimin e lënies së duhanit, e në veçanti te të rinjtë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit