POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

‘Duhet të jemi të guximshëm, me shumë dëshirë dhe të inatosur’, Kloop tregon si mposhtet City

Të enjten në darkë luhet sfida më e rëndësishme e sezonit në “Premier League” të paktën deri më tani. Liverpool-i kryesues dhe gjithashtu kampionia e dimrit, do të sfidojë Manchester City-n, skuadrën e vendit të dytë. Diferenca mes skuadrave në renditje është 6 pikë dhe fitorja ose humbja në këtë ndeshje mund të thotë shumë.

Për Liverpool-in pas shumë vitesh mund të thuhej se mund të prekte titullin me një dorë, ndërsa City-n do të ishte më e lehtë për t’i parakaluar.  Në prag të sfidës trajneri i Liverpool, Jurgen Kloop, ka treguar se çfarë duhet të bëjë ekipi I tij për të mposhtur Manchester City-n, ekipin që sipas tij është më I miri I futbollit modern në botë. “Është një ndeshje normale kundër Manchester City-t, por e vështirë, ndoshta më e vështira që mund të luash në futbollin modern. Jemi ndjerë kështu në shumë raste.

Është vërtetë një ekip shumë I fortë që ka një trajner të shkëlqyer. Duhet të pregatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme, duhet të jemi të guximshëm, me shumë dëshirë dhe të inatosur, ashtu sin ë të gjithë ndeshjet. Kundërshtari këtë radhë, të paktën për mua, është ekipi më I mirë në botë. Nuk i them këto se duhet t’i them, por kështu kam folur edhe javë më parë. Është 100 % opinioni im sepse mënyra si ato luajnë, gjërat që kanë arritur dhe aftësitë që kanë më bëjnë të mendoj kështu. Asgjë s’ka ndryshuar. Vetëm pikët, por jo përgatitja për ndeshjen,”-përfundoi jurgen Klopp.

d.ba.
Komento