Dukesha e Kembrixhit në pritje për të sjellë në jetë fëmijën e tretë

Dukesha e Kembrixhit në pritje për të sjellë në jetë fëmijën e tretë

Kate Middleton dhe Princi William

Besohet se do të jetë sot një ditë tjetër e rëndësishmë për Britaninë e Madhe. Sytë e të gjithëve janë kthyer nga nga Kate Middleton. Dukesha e Kembrixhit është shtruar në spital dhe pritet të sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë.

Kate ka preferuar t’i drejtohet të njëjtit institucion ku lindi Princin George dhe Princeshën Charlotte, klinikën Lindo Wing, pjesë e “St Mary’s Hospital”. Foshnja e saj, djalë apo vajzë, do të jetë e pesta në linjën e fronit.

Në të dy rastet, lindjet kanë qenë natyrale dhe pa komplikacione, ndaj shpresat janë që e treta të vazhdojë të mbetet në të njëjtën linjë.

Edhe pse sot të gjithë e kanë mundësinë ta njohin paraprakisht gjininë e fëmijës, çifti mbretëror në Angli nuk e ka këtë fat sepse tradita e dikton që ata të mos e dinë deri në momentin që fëmija të lindë. Interesimi për foshnjën është kaq i madh sa bastëvënësit i kanë hyrë punës duke tentuar të parashikojnë emrin, datën e lindjes, peshën e deri edhe ngjyrën e flokëve të bebes.

Emrat e listuar prej tyre përfshijnë Alice, Alexandra, Elizabeth, Mary dhe Victoria nëse është vajzë; Arthur, Albert, Frederick, James dhe Philip, nëse Kate do të lindë një djalë.

Lindja do t’i njoftohet shtypit përmes email-it dhe një mesazhi kremtues që do të postohet në faqen e Kensington Palace, në Twitter.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo', avokat Beqiri për Ilir Metën: Me akrobacitë majë shtyllës do të thotë se jam i sëmurë psiqik

'Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo', avokat Beqiri për Ilir Metën: Me akrobacitë majë shtyllës do të thotë se jam i sëmurë psiqik