Protesta në Shkozë për 'Unazën e Madhe'/ Inspektori i IKMT i kundërvihet deputetëve demokratë: Kostumet tuaja kushtojnë sa banesat

Protesta e banorëve në Shkozë ka patur mjaft tension midis punonjësve të IKMT-së dhe deputetëve të Partisë Demokratike.

Këta të fundit, sikurse përgjatë 30 ditëve, kanë dalë përkrah banorëve të cilët po kundërshtojnë gjithnjë e më shumë projektin "Unaza e Madhe".

Në një moment, dy deputetët demokratë, Grida Duma dhe Aldo Bumci janë konfrontuar me punonjësit e IKMT-së si dhe me inspektorin e saj, Fatmir Meta. Teksa deputetët paralajmëruan që punonjësit e IKMT-së nuk do të mund të shembin dot banesat, inspektori Fatmir Meta iu kthye duke i kërkuar të bëjnë tjetër kund politikë e jo me "hallexhinjtë", pasi kostumi i tyre kushton sa banesat rreth të cilave po zhvillohet protesta.

Në shtator të këtij viti, inspektori i IKMT-së, Fatmir Meta kërcënoi deputetin demokrat Agron Shehaj për prishjen e 9 bizneseve, lokale dhe hoteleve në Jalë. Asokohe, Partia Demokratike doli në një deklaratë për shtyp dhe deklaroi se emri i Fatmir Metas është dërguar në Prokurori.


Lajmi kryesor:

Shembjet për 'Unazën e Madhe', protestë edhe në Shkozë, deputetët e PD përplasen me inspektorin e IKMT-së (Video)


  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës