Durim deri në 7 dhjetor, astrologia Meri Gjini: Çdo plan që keni për Vitin e Ri do shkojë siç e prisni

Është muaji dhjetor, muaji i fundit të vitit plot plane për të organizuar atmosferën e festave sa më bukur dhe këndshëm. Por ndërkohë është dhe muaji kur shpenzimet janë të mëdha, ka shumë punë deri për Krishtlindje e Vit të Ri dhe muaj i ftohtë. Ndaj duhet të bëjmë kujdes, veçanërisht deri në datë 7 dhjetor. Kështu të paktën parashikojnë yjet. Astrologia Meri Gjini, e ftuar sot në emisionin "Rreze Dielli"Report TV dha lajme të mira për këtë muaj, në përgjithësi për të gjitha shenjat, por periudha më aktive do të jetë 7 deri në 22 dhjetor, kështuqë mos nxitoni me blerjet.

Dhjetori është një muaj shumë i bukur. Më në fund të gjithë planetët e afërt, do të jenë në të drejtë, i vetmi që do jetë në të kundërt është Urani i cili nuk do na prishë punë fare. Pas shumë muajsh do të kemi më në fund Mërkur, Venus planet fati në të drejtë. Kemi një hënë të re në datën 7 e cila do të bëjë ciklin e vet, do të nisë te shigjetari dhe do të përfundojë më 22 tek binjakët që do të japë mundësi që tek pjesa e argëtimit të jemi të gjithë shumë të lumtur. Tek pjesa e kreativitetit, entuziazmit me Marsin në hyrje të drejtpërdrejtë që në datën 7 nga peshqit do të bëjë të mundur që pjesa artistike të na mbushi plot frymëzim dhe të mund të na japi buzëqeshje. Kemi gjithashtu një Mërkur në hyrje të drejtpërdrejtë me planetin e fatit nga shigjetarët që do të bëjë të mundur që çdo planifikim, çdo lëvizje që kemi në plan për Vitin e Ri, të na shkojë siç e presim. Pra shumë apo pak, që të gjithë do të kenë një përmirësim të ndjeshëm të ekonomisë së tyre, por gjithashtu do të kemi dhe një përputhje që unë jam shumë e lumtur që ndodh sivjet, që me rastin e festave të fundvitit, altruizmi dhe të dhuruarit do të jetë një procedurë që do të bëhet me qejf pothuajse nga të gjithë, që përputhet totalisht me klimën dhe atmosferën e fundvitit. Duhet pak kujdes dhe durim deri në datë 7 me keqkuptimet apo keqinterpretimet dhe kujdes edhe me gripërat e viruset deri në datën 10. Këto janë vështirësitë por vetëm për pjesën e parë. 7 me 22 dhjetor do të rezultojë një periudhë shumë aktive.

Meri Gjini, astrologe

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Çudi në NBA, Boston mposhtet nga Miami në shtëpi! Oklahoma merr epërsinë 2-0

Çudi në NBA, Boston mposhtet nga Miami në shtëpi! Oklahoma merr epërsinë 2-0