Durrës, 3 persona me maska, armë e të veshur si policë lidhin dhe i grabisin rreth 11 mijë € biznesmenit, morën peng djalin disa minuta

DURRËS-Një biznesmen transporti mallrash është grabitur mbrëmjen e sotme në Shkozet. Ai është Elton Kelmendi. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tij pranë Gjykatës së Apelit rreth orës 20:30. Report Tv sjell pamjet e banesës së biznesmenit që u grabit. Sipas të dhënave të siguruara nga gazetari i Report Tv në qytetin bregdetar, Artur Korriku, autorët kanë qenë tre, të maskuar, të armatosur dhe të veshur me uniforma të ngjashme me ato të policisë. 

Ata kanë vëzhguar biznesmenin dhe në momentin që ky i fundit bashkë me djalin po futeshin në banesë u kanë bërë pritë. Autorët kanë lidhur biznesmenin Kelmendi dhe gruan e tij, ndërsa kanë kërcënuar djalin për të treguar shumën e parave që kishin në banesë. 

Elton Kelmendi, biznesmeni që u grabit në Durrës

Policia njofton se shuma e grabitur është 10800 mijë euro. Më pas autorët, në momentin e largimit kanë marrë edhe djalin e Kelmendit duke e rrëmbyer, në mënyrë që biznesmeni të mos njoftonte policinë, por e kanë liruar në ikje disa km larg nga banesa. Pas lirimit nga autorët, djali ka shkuar në komisariatin e Policisë duke bërë denoncimin për grabitjen. Autorët duket se ishin të mirëinformuar se biznesmeni kishte shumën e parave në banesë.

Shtëpia ku u grabit biznesmeni në Durrës

Ndërkohë që rreth një muaj më parë, në zonën e Shkozetit, po tre persona të armatosur dhe të maskuar grabitën rreth 7.5 milionë lekë të reja nga një makinë e cila po transportonte paratë e Drejtorisë së Patentave (lexo këtu). Pa u zbardhur ngjarja e një muaji më parë, mbrëmjen e sotme u krye një tjetër grabitje, ndërsa nga autorët nuk ka asnjë gjurmë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë