VIDEO/Defekt teknik, digjet ‘BMW X5’ e drejtorit të Arsimit dhe Kulturës në bashkinë e Durrësit

DURRES- Një makinë është djegur gjatë natës në qytetin bregdetar, pas një defekti teknik. Ngjarja ka ndodhur në rrugën paralel me Portin në lagjen nr. 4, ndërsa makina e djegur është tip BMW X5. Makina i përket punonjësit të bashkisë Adrian Gurra me detyrë drejtor i Arsimit dhe Kulturës në bashkinë e Durrësit.

Makina ka qenë e parkuar në momentin që është përfshirë nga flakët. Pas sinjalizimit, policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, por makina është shkrumbuar plotësisht. Pas ngjarjes Adrian Gurra është në marrë në pyetje nga grupi hetimor, ndërsa ka thënë që nuk ka asnjë lloj konflikti.

Policia njofton se në bazë të aktit të ekspertimit ka rezultuar se shkak i zjarrit ka qenë një defekt në sistemin elektrik në automjet, pasi fshirësja e pasme ka ngel takuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hhh: 05/05/2018 16:54

    Ej vetem ne shqiqeri cdo drejtor ne shtet ka makine lluksi, kryeministri luksemburgut ben perdite 7 km per ne pune me biciklet dhe makina e tij zyrtare e kryeministrise eshte ford fokus 2014

    Përgjigju
  • Lemi: 21/04/2018 00:42

    Shume e CUDITESHME djeg ja e bmw pas deklarates se Rames per fillim in e VETTINGUT per zyrtare dhe politikanet

    Përgjigju
  • Avduli: 20/04/2018 15:48

    Po my me rrogen e shtetit e ka boere kete BMW?

    Përgjigju
  • Turi: 20/04/2018 14:10

    Ia keni keputur komplet kot lajmit. Adrian Gurra nuk eshte drejtor i arsimit dhe kultures,por vetem i kultures ne Bashkine Durres. DAR-i ne Durres ka drejtoreshe femer! Makina nuk u dogj nga nje shkendije elektrike,por kemi te bejme me incendio doloso sic thone taljanet! Djegie e qellimshme. Policia, qe duam, kerkon te ulin numrin e kriemve te regjistruara per te permiresuar statistiken e krimeve te zbuluara krahasur me nr. e krimeve ne total!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët