Durrës/ Dy kg kokainë në kroskotin e makinës, në pranga dy të rinj (Video e arrestimit)

DURRËS- Dy kilogram kokainë janë kapur mbrëmjen e djeshme në zonën e Urës së Dajlanit në Durrës.

Droga është gjetur në kroskotin e makinës, ndërsa në prangat e policisë kanë rënë dy persona të identifikuar si: Taulant Lala, 29 vjeç, dhe Adnand Bufi, 22 vjeç, të dy banues në Shkozet. 

Fillimisht dy të rinjtë janë munduar që t'i shmangen policisë, duke mos iu bindur urdhërit për të ndaluar. Më pas në momentin e ndalimit ata janë munduar që të largohen me vrap por kanë arritur që të neutralizohen dhe të vihen në pranga. 

Për të bërë vend për drogën, të rinjtë kishin hequr airbagun e makinës dhe nëse ajo do të arrinte në treg, do të kapte shifrën e 200 mijë eurove.

Kokaina e gjetur nga policia te kroskoti i makinës

Kokaina e kapur në Durrës

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar "Menaxheri".

Pjesën e Airbag të automjetit e kishin përshtatur për të vendosur lëndën narkotike Kokainë. 

Sekuestrohet 2 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë finalizuar me sukses operacion policor të koduar"Menaxheri".

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

• Taulant Lala 29 vjeç, banues në Shkozet, Durrës;
• Adnand Bufi 22 vjeç, banues në Shkozet, Durrës.

Më datë 28.10.2018, në lagjen Nr.14, Shkozet, Durrës pas vëzhgimit të personave të lartpërmendur, të cilët udhëtonin me një mjet tip BMW, ( T.Lala - drejtues dhe A.Bufi - pasagjer ) , në afësi të vendit të quajtur "Ura e Dajlanit" kanë dalë nga mjeti.

Janë ndjekur nga Forcat Operacionale të D.V.P. Durrës pasi nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë që të ndalojnë.

Gjatë kontrollit në automjet, u konstatua një vend i modifikuar tek kapaku i Airbag. 

Gjatë kqyrjes nga ana e uniformave blu u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 pako të mbështjella me plasmas transparent me peshë rreth 2 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" në bashkëpunim dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik " parashikuar në nenet 283/2 dhe 242 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO i caktoi masë sigurie arrest në burg, reagon ish drejtori i IMT Qato: Kam zbatuar ligjin, SPAK ka rënë pre e presionit politik

GJKKO i caktoi masë sigurie arrest në burg, reagon ish drejtori i IMT Qato: Kam zbatuar ligjin, SPAK ka rënë pre e presionit politik