Durrës, furgoni i mishit përplaset
me BMW vdes drejtuesi i mjetit

Durrës, furgoni i mishit përplaset<br />me BMW vdes drejtuesi i mjetit
DURRËS - Një aksident më pasojë një të vdekur është shënuar mëngjesin e sotëm në hyrje të Sukthit në rrethin e Durrësit

Një furgon i një fabrike mishi me targa AA788EK që drejtohej nga Marsel Rrapi, 28 vjeç, banues në Tiranë u përplas me një makinë tip BMW me targa AA94CZ që drejtohej nga Ilir Ajazaj.

Përplasja rezultoi me pasoja të rënda për drejtuesin e furgonit, i cili fillimisht u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit, por nuk mundi ti mbijetojë plagëve të marra.

Grupi hetimor i mbërritur në vendngjarje nisi punën për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, ndërsa ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tip BMW, Ilir Ajazajn


aksident
(Foto: Makina BMW e aksidentuar)  Foto të tjera

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Asllani dhe Calhanoglu festojnë titullin në rrjetet sociale, turku: Ça bone zemra

VIDEO/ Asllani dhe Calhanoglu festojnë titullin në rrjetet sociale, turku: Ça bone zemra