Durrës: Kapet me 900 gr kokainë
pranga 45-vjeçarit 

Durrës: Kapet me 900 gr kokainë <br />pranga 45-vjeçarit 
DURRES - Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë në orët e para të ditës së sotme shtetasin Edmond Kanakciu, 45 vjeç, banues në qytetin bregdetar. Gjatë një aksioni të Seksionit Kundër Drogës të koduar “Tonight”, atij iu gjetën në banesën e tij rreth 900 gramë lëndë narkotike që dyshohet të jetë kokainë, e ndarë në doza. Gjithashtu forcat e rendit sekuestruan edhe 2 granata defensive dhe një sasi fishekësh.
 
Krahas lëndës narkotike dhe municioneve, në cilesinë e provës materiale u sekuestrua edhe nje automjet, 6 telefona celularë, 12 karta Sim si dhe sasia prej 6500 lekë dhe 100 Euro, bëri të ditur Policia e Qarkut Durrës.
 
Materialet hetimore iu kaluan Prokurorisë së Rrethit për veprën penale të prodhimit e shitjes së narkotikeve dhe mbajtjes pa leje të armeve luftarake dhe municioneve. (im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Humbje 'e ëmbël', Juventusi e pëson 2-1 nga Lazio! 'Zonja' është finaliste e Kupës së Italisë

GOLAT/ Humbje 'e ëmbël', Juventusi e pëson 2-1 nga Lazio! 'Zonja' është finaliste e Kupës së Italisë