Durrës/ Këshilli Bashkiak shpall emergjencë mjedisore, mbyllet Porto Romano

Këshilli Bashkiak në qytetin e Durrësit ka vendosur të shpallë gjendjen e Emergjencës mjedisore.

Vendimi vjen pas mbledhjes së qeverisë Rama në Durrës pak javë më parë. Në atë mbledhje u vendos se plehrat nuk do menaxhohen më në Porto-Romano.

Sot, bashkia e Durrësit shpalli Emergjencë mjedisore në Porto-Romano. Në bazë të vendimit në fjalë, Porto Romano do të mbyllet dhe plehrat nuk do të menaxhohen më në këtë zonë. Burime për Report Tv se vitin që vjen fusha e Porto-Romanos do të mbyllet, dhe se trajtimi i mbeturinave të Durrësit do të bëhet në Tiranë. 

Korrespondenti i Report Tv në qytetin e Durrësit ka sqaruar procedurën që pritet të ndiqet  në vijim pas marrjes së këtij vendimi. 

Është kërkuar largimi i plehrave nga zona. Si zonë turistike dhe e banuar, plus universitetit Aleksandër Moisiu. Banorët e zonës do e vuajnë ndotjen deri në 2019. Janë marrë disa masa, është rrethuar zona. Jo më larg se ditët kur ishte Rama, pati një protestë. Mirë që digjen plehrat, por aty kullosin bagëtitë. Kuptohet se çfarë ushqimi marrin ato kafshë. Më pas do shikojmë si do të vijojë projekti. Zona duhet rehabilituar sepse zona është përdorur për plehra që në kohën e Enverit. Asgjësohen me djegie.

Artur Korriku, gazetar

Këshilli Bashkiak i Durrësit, votoi me 30 vota pro pikën 12 në rendin e ditës. Vendimi hyn në fuqi pas 10 ditësh.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:49
Report Tv siguron relacionin: Zona e degraduar, mbeturinat pa kontroll

Report Tv ka siguruar relacionin shoqërues që është paraqitur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Durrës. Në raport thuhet se zona është e degraduar , mbeturina shkarkohen pa asnjë kontroll. Mes të tjerash thuhet se ajri në zonë është i ndotur, po ashtu dhe ujërat dhe toka.

Në relacionin e siguruar thuhet se sipërfaqja totale e disponueshme nw Porto Romano është 222 000 m² nga të cilat rreth 80 000 m² janë aktualisht të zëna nga mbetjet urbane. Depozitohen çdo ditë rreth 300 m³/ditë ose 110 000m³ për vitin 2017.

Zona e fushës paraqitet në një gjendje ektremalisht të degraduar nga pikëpamja ambientale, sikurse mund të vlerësohet edhe nga pamjet e përcjella më poshtë. Mbeturinat urbane të mbledhura, pa asnjë ndarje paraprake sillen në fushë, ku shkarkohen pa asnjë kontroll.

Relacioni

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 10/07/2018 23:01

    Fundërrina banorë neandërtalë dhe fundërrina pushtetarë që na kanë shkatërruar vendin! Qelbësira mu ti!

    Përgjigju
  • Ali: 10/07/2018 22:21

    Po tani u kujtua Vangjush hajduti gjithe keto vite ne bashkine e durresit. Apo nuk e linte Lul Berisha me kunatin e tij Plarentin. Qyteti i durresit eshte shkaterruar nga dora e kryetarit te bashkise qe dhe ne shetitoren taulantia hoqi nje muaj me pare lojrat argetuese dhe tani i vuri me urdher te Mond Çekiçit ushtarit te Lul Berishes. O Vangjush o lepurush o i shitur o legen burre

    Përgjigju
    • Salah: 11/07/2018 07:33

      20 vjet vetëm kriminelë në Durrës. Problemet e vjetra dhe bregdeti janë shkatërruar, zënë nga kriminelët dhe janë shkatërruar. Lefter Koka, Oerd Bykylbashi, Vangjush Dako, Miri Hoti, Edi Rama, Ilir Meta, Agim Hoxha, Kazazi, Salih Berisha, Halimi, A. Vokshi

  • Ali: 10/07/2018 22:21

    Po tani u kujtua Vangjush hajduti gjithe keto vite ne bashkine e durresit. Apo nuk e linte Lul Berisha me kunatin e tij Plarentin. Qyteti i durresit eshte shkaterruar nga dora e kryetarit te bashkise qe dhe ne shetitoren taulantia hoqi nje muaj me pare lojrat argetuese dhe tani i vuri me urdher te Mond Çekiçit ushtarit te Lul Berishes. O Vangjush o lepurush o i shitur o legen burre

    Përgjigju
  • Justice: 10/07/2018 21:57

    Sa vite u deshen,dhe duhen per ta kuptuar emergjencen mjedisore ne porto romano?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet