Durrës, po lahej në det, mbytet një 20-vjeçar

Durrës, po lahej në det, mbytet një 20-vjeçar

Foto ilustruese

DURRËS-Një 20-vjeçar është mbytur mesditën e sotme në qytetin bregdetar. Sipas policisë, rreth orës 13:50, në Currila është mbytur në det E.L. 20 vjeç, banues në Durrës.

Ai kishte shkuar me shokët në det për t’u larë, por nuk mundi që të dalë i gjallë. Shokët kanë kërkuar ndihmën e pushuesve dhe policisë, por 20-vjeçari kishte ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

20-vjeçari është viktima e tretë këtë sezon. Pak ditë më parë u mbyt në Gjirin e Lalzit një tjetër i ri, ndërsa dje u gjet i mbytur te vaskat e peshkut një 13-vjeçar.

Federata Shqiptare "Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë" ka reaguar pas ngjarjes duke i shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit, ndërsa u bën thirrje subjekteve që operojnë në vijën bregdetare të Bashkisë Durrës dhe në të gjithë vendin, të ndërgjegjësohen për të marrë masat e duhura për garantimin e sigurisë në plazh.

Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur sot në plazhin e Currilave, Durrës, duam t’u bëjmë sërish thirrje të gjitha subjekteve që operojnë në vijën bregdetare të Bashkisë Durrës dhe në të gjithë vendin, të ndërgjegjësohen për të marrë masat e duhura për garantimin e sigurisë në plazh. Gjithashtu, u bëjmë thirrje të gjithë institucioneve përgjegjëse të monitorojnë me rigorozitet aktivitetin e stacioneve të plazhit, me qëllim zbatimin e detyrimit ligjor nga subjektet private. Nga ana jonë, u është vënë në dispozicion të gjithë subjekteve publike dhe private, i gjithë informacioni i nevojshëm mbi detyrimin ligjor dhe rëndësinë që ka Vrojtuesi i Plazhit, si dhe gatishmërinë tonë për t’i dhënë zgjidhjen e duhur kësaj problematike të tejzgjatur. Me keqardhje, konstatojmë se këto raste vërtetojnë edhe një herë rëndësinë e rolit të Vrojtuesit të Plazhit në parandalimin e rasteve fatale. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjarët.

Federata Shqiptare "Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë"

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Arsimi profesional, të ftuarit të ‘Përballje’: Të rinjtë e zgjedhin që të ikin nga Shqipëria, qeveria t’u garantojë punësim e paga dinjitoze

Arsimi profesional, të ftuarit të ‘Përballje’: Të rinjtë e zgjedhin që të ikin nga Shqipëria, qeveria t’u garantojë punësim e paga dinjitoze