Durrës, qarkullonte me pistoletë në mes të qytetit, arrestohet 18 vjeçari (EMRI)

Durrës, qarkullonte me pistoletë në mes të qytetit, arrestohet 18 vjeçari (EMRI)

Pistoleta e sekuestruar nga policia

DURRËS- Një person është arrestuar në flagrancë nga policia, pasi qarkullonte me armë në qytet. I arrestuari është Merlino Disha 18 vjeç, banues në Burrel. 

18 vjeçari ishte duke udhëtuar me një mjet tip Benz (pasagjer) në lagjen 13 në plazh, ku gjatë kontrollit nga ana e uniformave blu, i është gjetur dhe sekuestruar  një armë zjarri tip pistoletë dhe një krehër me 3 fishekë.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale " Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit"

Njoftimi i policisë: 

Vijon plani i masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri.

Policia e Durrësit arreston në flagrancë një shtetas, i cili qarkullonte me armë me vete.

Tetëmbëdhjetë vjeçarit i sekuestrohet një pistoletë dhe fishekë.


Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës dhe Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të zbatimit të planit të masave për kapjen e personave në kërkim si dhe ato që posedojnë sende të kundraligjshme, me qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve, rreth mesnatës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

• Merlino Disha 18 vjeç, banues në Burrel.

Disha, në lagjen Nr.13, Plazh - Durrës fuke udhëtuar me një mjet tip Benz (pasagjer), gjatë kontrollit nga ana e uniformave blu i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë dhe një kreher me 3 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale " Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar në nenin 278/2 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Erdogan: Izraeli do të paguajë çmimin për shtypjen e palestinezëve! E domosdoshme krijimi i shtetit të Palestinës

Erdogan: Izraeli do të paguajë çmimin për shtypjen e palestinezëve! E domosdoshme krijimi i shtetit të Palestinës