Durrës, RENEA sekuestron dy makina luksoze, 'Ferrari' dhe 'Range Rover', ishin vjedhur jashtë vendit

Durrës, RENEA sekuestron dy makina luksoze, 'Ferrari' dhe 'Range Rover', ishin vjedhur jashtë vendit

Foto ilustruese

DURRES - Dy automjete luksoze, një "Ferrari" dhe "Range Rover" janë sekuestruar nga RENEA në qytetin e Durrësit pasi rezultuan të vjedhura jashtë vendit. Nga kontrolli që i është bërë dokumentacionit, automjeti "Ferrari" në përdorim nga M.H, 30-vjeç, banues në Durrës, rezultoi i vjedhur në Itali.

Ndërsa "Range Rover"-i iu sekuestrua një shtetasi nga Kosova, B.M, 38-vjeç. Edhe ky automjet ishte i vjedhur jashtë vendit, ndërsa bllokimi i tij u në gjatë kontrollit në Portin e Durrësit nga Forcat RENEA pasditen e të mërkurës.

Njoftimet e policisë:
Më datë 13. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin M. H., vjeç 30, banues në Durrës, pasi nga kontrolli që iu bë mjetit tip “Ferrari” rezultoi i vjedhur në Itali. Neni 141/a i Kodit Penal.

Më datë 13. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin B. M., vjeç 38, banues në Kosovë, pasi më datë 12. 09. 2018, në PKK Port, nga kontrolli që iu bë, mjetit tip “Range Rover” rezultoi i vjedhur jashtë shtetit, i cili u bllokua. Neni 141/a i Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tahipi: 14/09/2018 21:02

    Duket cdo gje po e merr persiper Renea , Zoti I ruajt , Po pjesa tjeter e policis per ca esht apo per gjoba dhe te bej sehir ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Në 2 muaj, bizneset dhe qytetarët morën 516 mln euro kredi, u dha 166 mln € më shumë se vjet

Në 2 muaj, bizneset dhe qytetarët morën 516 mln euro kredi, u dha 166 mln € më shumë se vjet