Durrës/ Zhduket pa lënë gjurmë nëna 23-vjeçare e një foshnje 6-muajshe (FOTO)

Durrës/ Zhduket pa lënë gjurmë nëna 23-vjeçare e një foshnje 6-muajshe (FOTO)

Foto ilustruese

DURRES - Suzana Hasula, 23 vjeç nga Arapaj e Durrësit, nënë e një fëmijë 6-muajsh është zhdukur në rrethana misterioze mbrëmjen e shkuar. 23-vjeçarja ka alarmuar familjen dhe policinë e Durrësit që e kanë shpallur në kërkim.

Motra e Suzanës ka shpjeguar situatën e rëndë ku ndodhet familja e saj. Ajo tha se motra ka ikur në orën 22:00 të mbrëmjes së të shtunës, duke lënë në shtëpi fëmijën me gji. Motra e 23-vjeçares tregoi se ishte kunati, bashkëshorti i motrës që e lajmëroi pasi djali qante me të madhe. Ajo thotë se Suzana ishte mbyllur në vetvete kohët e fundit.

Suzana Hasula, nëna 23 vjeçe nga Durrësi e zhdukur

Motra e 23-vjeçares së zhdukur ka një lutje për të gjithë ata që mund ta rastisin Suzanën, duke vënë në dispozicion edhe një numër kontakti: 0692776727

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri