Durrës/ Konflikt në familje, burri plagos gruan me pistoletë, arrestohet

Durrës/ Konflikt në familje, burri plagos gruan me pistoletë, arrestohet

Foto ilustruese

DURRES - Një konflikt në familje një ditë më parë në Durrës, solli plagosjen e 28-vjeçares E.N, nga bashkëshorti i saj. Një ditë pas ngjarjes policia arrestoi A.N, 30-vjeç.

Dyshohet se burri qëlloi me armë zjarri pistoletë në këmbë bashkëshorten e tij. 28-vjeçarja ndodhet në spitalin rajonal të Durrësit jashtë rrezikut për jetën. 

Njoftimi i Policisë:
Më datë 04.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. N., vjeç 30, banues në Durrës, pasi në banesë, dyshohet se ka plagosur me pistoletë në këmbë bashkëshorten E.N, 28 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën ku pas marrjes së ndihmës mjeksore është larguar nga spitali, duke iu shmangur hetimeve. Punohet për gjetjen e pistoletës. Nenet 130/a, 300, 301 e 278/2 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë