Përgjaken rrugët nga aksidentet, katër të vdekur dhe tre të plagosur në Dibër, Kavajë dhe Shkodër

Përgjaken rrugët nga aksidentet, katër të vdekur dhe tre të plagosur në Dibër, Kavajë dhe Shkodër

Një nga të plagosurit e aksidentit në Dibër transportohet me helikopter

Shkon në katër numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore gjatë kësaj të enjte të ndodhura në Dibër, Kavajë dhe Shkodër. Dy aksidente fatale ndodhën në Bulqizë dhe Peshkopi. Në aksin rrugor Batër-Bulqizë në zonën e Martaneshit doli nga rruga një automjet dhe për pasojë humbi jetën 60-vjeçari, Asllan Lami dhe mbeti i plagosur pasagjeri që udhëtonte me të, i cili u transportua me helikopter në drejtim të spitalit të Traumës në GTiranë. 

Aksidenti tjetër fatal ndodhi në aksin rrugor Shupenzë-Peshkopi, pranë fshatit Vojnik, aty ku J.K, duke drejtuar automjetin tip furgon ka përplasur këmbësorin I.B. rreth 70 vjeç i cili ka humbur jetën.

Ndërsa pranë fshatit Grezhdan, Maqellarë, E.P, duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka përplasur këmbësorin shtetasin A.I, i cili u transportua për ndihmë mjekësore në spital në gjendje të rëndë. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidenteve të jetë lagështia në rrugë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të rëna në orët e fundit. Grupet hetimore ndodhen në dy vend ngjarjet ku kanë ndodhur aksidentet dhe po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të tyre.

Policia e Dibrës përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat ju lutet të gjithë drejtuesëve të automjeteve të repektojnë normat e shpejtësisë dhe rregullat e qarkullimit rrugor, të mos bëhen burim aksidenti për veten e tyre dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës. 

Më herët, në mesditë një aksident fatal ndodhi në Kavajë, ku një 20-vjeçar humbi kontrollin e motorit dhe për pasojë u përplas me bordurat anësore të rrugës. Donald Agolli humbi jetën në vend, ndërsa e plagosur rëndë mbeti vajza që udhëtonte me të. Mësohet se ajo ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën. 

Por bilanci tragjik i aksidenteve do thellohej në orët e vona të mbrëmjes. Një aksident me pasojë vdekjen ndodhi në Shkodër ku humbi jetën një këmbësor i cili u përplas nga një makinë teksa po kalonte rrugën. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan Pordha: 02/08/2018 19:44

    Nuk ka ditë mos bëni gabime drejtshkrimorë dhe madje trashanikë që as breshka nuk i bën.. Dy aksidente të tjerë dhe jo të tjera!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë