Aksidente në Milot dhe Prrenjas/ Përplasen 5 makina, 7 të plagosur, 2 në gjendje të rëndë

Dy aksidente janë regjistruar pasditen e sotme në Milot dhe Prrenjas, ndërsa bilanci është 7 persona të plagosur, 5 jashtë rrezikut dhe 2 në gjendje të rëndë. Aksidenti i parë u shënua në kryqëzimin e Milotit pasditen e sotme ku janë përplasur 3 makina, ndërsa 5 persona raportohet se kanë mbetur të lënduar, 3 ndodhen jashtë rrezikut në spitalin e Laçit, 2 u dërguan në Tiranë në Spitalin e Traumës.

Makinat që u përfshinë në aksident, janë konkretisht mjeti tip Benz me drejtues shtetasin B.D. mjeti tip Suzuki me drejtues M.K. dhe mjeti tip Volksëagen me drejtues I.T. Për pasojë janë lënduar 5 pasagjerë në mjetet e përfshira në aksident. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

Ndërkohë aksidenti i dytë u shënua në aksin Prrenjas-Librazhd në fshatin Katjel. Sipas policisë, një 65 vjeçar banues në Velçan të Pogradecit duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa AA475GR, është përplasur me mjetin me targa AA 316LN me drejtues një 40-vjeçar nga Katjeli. Si pasojë janë dëmtuar lehtë të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë dërguar në Spitalin e Prrenjasit dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet