Dy gishtat e Inës të tregojnë ty

Dy gishtat e Inës të tregojnë ty

Momenti kur polices së 'Shqiponjave', Ina, i këput gishtat kapsolla

Ina, një vajzë e re police, u plagos rëndë sot gjatë protestës së dhunshme. Janë plot 13 kolegë të Inës, punonjës policie, të cilët duke bërë detyrën ranë pre e koniktit politik që është rindezur për çështjen e Unazës së Madhe. Por pamjet nga përkulja e saj në dhimbje prej kapsollave të hedhura, që i këputën dy gishtat e dorës, ishin të vështira për t'i çuar deri në fund!

Sigurisht, në këtë protestë ata që digjen, plagosen janë punonjësit e rendit dhe një protestë që prek policinë, ata që na mbrojnë ne, jetën tonë, nuk është më e tillë por një marrëzi, e cila sot u shpërfaq në formën e saj më të plotë. Ka më shumë se 3 javë që banorët e Unazës së Madhe kundërshtojnë skemën e kompensimit nga qeveria për shtëpitë e tyre të ndërtuara në kohën kur zullumi i “pa lejes” justikohej si leja për të ndërtuar një jetë më të mirë. Pakkush sot e llogarit se çfarë dëmi kolosal i është bërë këtij vendi, ish-pronarëve, pronarëve të rinj dhe atyre që do të vijnë, nga rripëzimi i pronës në Shqipëri.

Po këtë rrip, i cili sot pret të lirohet për t’u bërë Rrugë Kombëtare, vizatoi Lulzim Basha si kryetar bashkie. Por, tani si kryetar i partisë së vet, po e përdor vizatimin (Unazën e Madhe) si rrip sigurie për luhatjet e tij opozitare. Që të jem më e qartë: Lulzim Basha sot po lan duart nga gjaku i Inës si Ponc Pilati. Ndërkohë që planikon llogaritë sa do ta rritë kjo ngjarje çmimin e pazarit të tij të radhës me Edi Ramën. 

Sa për banorët, si ata, e ardhur në Tiranë jam dhe unë, dhe ajo që më bëri të jem pak solidare me ta sot, ishin kapsollat ndaj Inës dhe kolegëve të saj! Më dhimbsen dhe ata, më vjen keq që në përpjekje për të vënë vetullat po rrezikojnë të  nxjerrin sytë.

Dhe sa keq më vjen që hallin nuk ua zgjidh dot Lulzim Basha, sepse siç thotë populli: Rigoni nuk bëhet lis!/ Tiranapost.al/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • raul: 22/11/2018 19:54

    po shkoi kryevagabondi i shqiperise Sali lushaj ne proteste patjeter qe do kete ngjarje te dhimbeshme

    Përgjigju
  • nukkam: 22/11/2018 19:28

    gjynaf. sherim te shpejt

    Përgjigju
  • Faik: 22/11/2018 18:25

    RESPEKTE pèr Vajzèn 24 Vjeçare qè ishte atje pèr tè kryer Detyrèn , por BANDITËT dhe KRIMINELËT Ozurpatorè e qëlluan në pabesi ! Nuk duhet të mbyllet kurrë me KAQ , KRIMINELËT që hodhën KAPSOLLET duhet të shkojnë në BURG për kohë të gjatë dhe të vuajnë dënimin për DËMIN e pariparueshëm që i bënë kësaj VAJZE të RE.

    Përgjigju
    • Rita: 23/11/2018 15:34

      Ju ardhshin ne deren tuaj

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete