Dy nga tre pritjet më të bukura në Serinë A janë të Berishës dhe Strakoshës

Dy nga tre pritjet më të bukura në Serinë A janë të Berishës dhe Strakoshës

Dy portieriët e Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha

Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha janë dy ndër “gardianët” më të mirë në kampionatin Italian. Në këtë sezon, si Strakosha, po ashtu edhe Berisha, janë paraqitur në nivele të larta, duke qenë vendimtarë për Lazion e Atalantën.

Portali i njohur britanik “offsideruleopodcast. com” ka listuar pritjet më të mira të këtij edicioni dhe në “TOP 3” ndodhen të dy portierët e Kombëtares sonë. Në shkallën më të ulët të podiumit gjendet ndërhyrja fantastike e Strakoshës në takimin Verona-Lazio. 23-vjeçari reagoi me shpejtësinë e dritës pas një goditjeje dënimi, duke evituar një gol të sigurt.

Në pozicionin numër 2 të kësaj renditjeje ndodhet shqiptari tjetër, Etrit Berisha. 29-vjeçari kuqezi realizoi një mrekulli në sfidën kundër Spalit. Berisha devijoi një gjuajtje nga një distancë e afërt, e cila po i drejtohej cepit të portës dhe që dukej e pamundur për t’u arritur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë